By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor per 29 tetor
October 29, 2025
Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit
October 28, 2025
Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…
October 28, 2025
Osmani takoi Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë
October 28, 2025
Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja thotë se po punon me Kinën për të shmangur një konflikt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja thotë se po punon me Kinën për të shmangur një konflikt
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja thotë se po punon me Kinën për të shmangur një konflikt

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 3:57 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po punojnë me Kinën që të sigurohen që gara mes dy shteteve të mos shndërrohet në konflikt, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë më 27 gusht, teksa të dyja palët nisën bisedimet mbi raportet mes tyre që janë testuar gjatë presidencës së Joe Bidenit.

Jake Sullivan, këshilltar i sigurisë kombëtare në ShBA, do të zhvillojë takime dyditore me Wang Yi, zyrtarin e lartë të politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping, në periferi të Pekinit.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë në bisedat e tij me presidentin Xi se ai është i përkushtuar për të menaxhuar këtë raport të rëndësishëm”, tha Sullivan për mediat para nisjes së takimeve.

Qëllimi i vizitës së tij është që të mbahet komunikimi në raportet mes dy shteteve që u prishën më 2022-23 dhe raportet janë përmirësuar vetëm pak muaj më vonë.

Nuk pritet që të ketë ndonjë njoftim të rëndësishëm nga këto takime, por takimet e Sullivanit mund të shtrojnë rrugën për mbajtjen e një samiti final mes liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, para se presidentit amerikan t’i përfundojë mandati në janar.

Wang, drejtor i Zyrës Qendrore të Komisionit për Punë të Jashtme të Partisë Komuniste, tha se raportet Kinë-ShBA në vitet e fundit kanë pasur ulje-ngritje.

“Çelësi është që të mbahet respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi që u shkon për shtat të dyja palëve”, tha ai.

Administrata Biden ka pasur qëndrim të ashpër ndaj Kinës, të cilën e sheh si konkurrente strategjike, duke kufizuar qasjen e kompanive të saj në teknologjinë e avancuar dhe ka kundërshtuar fuqinë në rritje, teksa synon të ushtrojë ndikim mbi Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore.

Raportet, që nuk ishin të mira, u përkeqësuan edhe më shumë pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në gusht të vitit 2022. Shpresat për përmirësimin e raporteve u shuan pasi në shkurt, një balonë kineze e spiunazhit fluturoi mbi SHBA, para se të rrëzohej nga ushtria amerikane.

Sullivan ka qenë njeriu i deleguar nga Bideni i cili ka mbajtur disa biseda të paparalajmëruar me Wangun, i cili njëherësh është edhe ministër i Jashtëm i Kinës.

Gjatë takimit në maj të vitit të kaluar mes Sullivanit dhe Wangut, dy shtetet nisën një proces delikat të përmirësimit të raporteve. Që atëherë, dy zyrtarët janë takuar edhe dy herë, në Maltë dhe Tajlandë.

Ministria e Jashtme e Kinës gjatë kësaj jave tha se raportet me SHBA-në janë “në pikë kritike”. Ky institucion tha se të dyja palët po bisedojnë për klimën dhe çështje të tjera, por akuzoi SHBA-në se po vazhdon të kufizojë dhe shtypë Kinën.

You Might Also Like

Në krye te shoqatës historike ruse ne Serbi ish kreu i BIA

Analisti rus për NIS: Mesazhi i Vuçiçit po interpretohet si një ultimatum ndaj Moskës

Qerra marrësi vret dhe copëton trupin e pronares, nga ekspertiza shpallet i çmendur

Punonjësit e gazetës gjermane Welt u plagosën në një sulm me dron në Ukrainë

Rreth 183 milionë fjalëkalime email-i të vjedhura, ja si të kontrolloni nëse edhe e juaja është midis tyre

TAGGED: #Jake Sullivan, #Wang Yi
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Kosova Times Kosova Times June 7, 2025
Haxhiu në Tiranë: Diskutime për reformën në drejtësi
AAK-ja paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për RTK-në
Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, e vërteta e Serbisë
Policia raporton për dy persona të zhdukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?