By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me ShBA për programin bërthamor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me ShBA për programin bërthamor
Ballina 2Rajon / Botë

Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me ShBA për programin bërthamor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 9:23 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
Wrecking balls textured with American and Iranian flags over dark stormy sky. Horizontal composition with copy space and selective focus. Dispute concept.
SHARE

Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të reja me Shtetet e Bashkuara, për programin bërthamor të vendit të tij që po përparon me ritme të shpejta. Ai i tha qeverisë së tij se nuk vjen ndonjë e keqe nga angazhimi me “armikun”.

Ajatollah Ali Khamenei përcaktoi gjithashtu vijën e kuqe për mbajtjen e bisedimeve nën drejtimin e qeverisë së Presidentit reformator Masoud Pezeshkian dhe përsëriti paralajmërimin se Uashingtonit nuk i duhet zënë besë.

Sidoqoftë, komentet e tij pasqyrojnë ato të bëra në periudhën e arritjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore në vitin 2015, e cila kufizoi në masë të madhe programin bërthamor të Teheranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa hapësirë do të ketë Presidenti Pezeshkian për të manovruar, veçanërisht pasi tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme për shkak të luftës Izrael-Hamas dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten për zgjedhjet presidenciale në nëntor.

“Kjo nuk do të thotë se nuk mundemi të ndërveprojmë me të njëjtin armik në situata të caktuara”, tha zoti Khamenei, sipas një dokumenti të zbardhur në faqen e tij zyrtare. “Nuk vjen ndonjë e keqe nga kjo, por mos i vendosni shpresat tuaja tek ata”.

Ajatollahu Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, paralajmëroi gjithashtu kabinetin e Presidentit Pezeshkian: “Mos i besoni armikut”.

Zoti Khamenei, 85 vjeç, ka kërkuar herë pas here bisedime me Uashingtonin, ose i ka refuzuar ato, pasi Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018.

Ka patur bisedime indirekte mes Iranit dhe Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, të ndërmjetësuara nga Omani dhe Katari, dy nga vendet partnere për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme kur bëhet fjalë për Iranin. Komentet e zotit Khamenei u bënë një ditë pasi kryeministri i Katarit vizitoi Iranin.

I pyetur për një koment, Departamenti amerikan i Shtetit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press: “Do ta gjykojmë udhëheqjen e Iranit nga veprimet e tyre, jo nga fjalët e tyre”.

“Kemi thënë prej kohësh se përfundimisht e shohim diplomacinë si mënyrën më të mirë për të arritur një zgjidhje efektive dhe të qëndrueshme në lidhje me programin bërthamor të Iranit”, tha Departamenti i Shtetit. “Sidoqoftë, jemi shumë larg diçkaje të tillë tani, duke patur parasysh përshkallëzimin e gjerë të Iranit, përfshirë përshkallëzimin në fushën bërthamore dhe mosbashkëpunimin” me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), agjencia mbikëqyrëse e Kombeve të Bashkuara.

“Nëse Irani dëshiron të demonstrojë seriozitet ose një qasje të re, ai duhet të ndalojë përshkallëzimin bërthamor dhe të fillojë bashkëpunimin kuptimplotë me IAEA-në”, thuhet në deklaratë.

Që nga rënia e marrëveshjes, Irani ka braktisur të gjitha kufizimet që marrëveshja i pati vënë programit të tij dhe e pasuron uraniumin deri në nivelin 60% – më pranë niveleve të pasurimit prej 90% që duhet për armët bërthamore.

Kamerat e vëzhgimit të instaluara nga IAEA-ja janë nxjerrë nga funksionimi, ndërsa Irani ua ka ndaluar qasjen disa prej inspektorëve më me përvojë të agjencisë me seli në Vjenë. Zyrtarët iranianë gjithashtu kanë kërcënuar gjithnjë e më shumë se mund të punojnë për armë bërthamore.

Ndërkohë, tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur një nivel të ri ndërsa vazhdon lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës. Teherani nisi një sulm të paprecedentë me dronë dhe raketa ndaj Izraelit në prill, pasi lufta shumëvjeçare në hije mes dy vendeve arriti kulmin me sulmin që mendohet se u bë nga Izraeli ndaj një ndërtese konsullore iraniane në Siri, që vrau dy gjeneralë iranianë dhe persona të tjerë.

Gjithashtu pas vrasjes në Teheran të udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, Irani kërcënoi se do të hakmerret ndaj Izraelit.

Presidenti Pezeshkian, një ish-ligjvënës, e fitoi presidencën pasi ish-Presidenti i linjës së ashpër Ebrahim Raisi humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte. Zoti Pezeshkian bëri fushatë me premtimin për t’u riangazhuar me Perëndimin nëpërmjet negociatave. Komentet e zotit Khamenei, si udhëheqësi kryesor i Iranit, mund t’i ofrojnë atij autorizimin e duhur politik. Ministri i ri i Jashtëm i emëruar nga Presidenti Pezeshkian, Abbas Araghchi, ishte thellësisht i përfshirë në negociatat për marrëveshjen e vitit 2015.

Masoud Pezeshkian
Masoud Pezeshkian

“Pasi kemi bërë gjithçka që mundemi, një tërheqje taktike ndonjëherë mund të jetë e nevojshme, por nuk duhet të braktisim qëllimet ose opinionet tona me shenjën e parë të vështirësive”, tha gjithashtu zoti Khameini të martën, hera e dytë në ditët e fundit që ai iu referua një “tërheqjeje taktike”, ndërsa vazhdojnë tensionet.

Megjithatë, nuk është vetëm Irani që po përballet me një presidencë të re. Shtetet e Bashkuara do të mbajnë zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor, me kandidatë kryesorë Nënpresidenten Kamala Harris dhe ish-Presidentin Donald Trump. Irani ka qenë i shqetësuar për mundësinë e rikthimit të ish-Presidentit Trump në pushtet.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara u angazhuan në bisedime indirekte me Iranin nën drejtimin e Presidentit Joe Biden, mbetet e paqartë se si do të kalohej kjo tek një administratë e mundshme e zonjës Harris. Nënpresidentja Harris, në një fjalim në Kuvendin Kombëtar Demokrat javën e kaluar, tha: “Kurrë nuk do të hezitoj të ndërmarr çfarëdo veprimi të nevojshëm për të mbrojtur forcat dhe interesat tona kundër Iranit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani”.

Rrjeti RANE, një firmë e studimit të rreziqeve ndaj sigurisë, tha se nëse zonja Harris fiton, “gjasat për një marrëveshje do të rriten, ndërsa luftimet Izrael-Hamas do të shkojnë drejt përfundimit”.

“Pasi të fillojnë negociatat, Irani ka të ngjarë të kërkojë më shumë mbrojtje në lidhje me një tërheqje të mundshme të Shteteve të Bashkuara nga një marrëveshje e re, pasi Shtetet e Bashkuara u larguan nga marrëveshja e mëparshme në vitin 2018”, thuhet në një analizë të firmës RANE të publikuar të martën.

“Për shkak të shqetësimeve në lidhje me qëndrueshmërinë e një marrëveshjeje të re, Irani ka më pak gjasa të ofrojë lëshime të mëtejshme bërthamore, si çmontimin e centrifugave më të avancuara, pasi Irani do të dëshironte të ishte në gjendje ta rriste programin e tij bërthamor sa më shpejt të jetë e mundur, në rast të një largimi tjetër të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e re”.

Në takimin e së martës mes Ajatollahut Khamenei dhe kabinetit të Presidentit Pezeshkian ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, i cili e ndihmoi Iranin të arrinte marrëveshjen e vitit 2015. Pas takimit, zoti Zarif tha në një mesazh në internet se do të vazhdojë të shërbejë si nënpresident në administratën e zotit Pezeshkian, pasi më herët pati dhënë publikisht dorëheqjen për shkak të ndryshimit të kabinetit qeveritar.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

TAGGED: #Iran, #Programi bërthamor, #ShBA
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçak nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2023
Prokurori jep detaje për aksidentin: Edhe dy persona në gjendje të rëndë dërgohen në QKUK
Në Dnipro, numri i viktimave të një sulmi me raketa në një shtëpi po rritet. Qyteti shpalli dite zi
Aktrimi në lojë me pikturën
Ish-polici malazez tregon në detaje ku gjenden laboratorët e drogës në Kosovë dhe në Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?