By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit
January 25, 2026
Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit
January 25, 2026
Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus
January 25, 2026
Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014
January 25, 2026
Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 25 profesorë universitarë i kërkojnë Kurtit e Haxhiut t’i heqin kufizimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 25 profesorë universitarë i kërkojnë Kurtit e Haxhiut t’i heqin kufizimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë
Ballina 1Lajme

25 profesorë universitarë i kërkojnë Kurtit e Haxhiut t’i heqin kufizimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 11:19 AM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

25 profesorë universitarë kanë thënë se janë të shqetësuar lidhur me kufizimet financiare të vendosura ndaj mbrojtjes juridike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe personave të tjerë të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Profesorët universitarë, përmes një letre që i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Albulena Haxhiu, theksojnë se “vendimi për të zvogëluar shpenzimet për mbrojtjen juridike cenon të drejtën për një mbrojtje efektive dhe barazi në proces, duke vënë në rrezik integritetin dhe legjitimitetin e kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së”.

Në letrën e tyre, 25 profesorët universitarë kërkojnë rishikimin urgjent të udhëzimit administrativ që kufizon mbështetjen financiare, me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave të të akuzuarve dhe të mbrohet e drejta historike dhe ligjore e Kosovës.

Nënshkrues të kësaj letre, që i është dorëzuar në muajin prill kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu janë profesorët si Enver Hasani, Hakif Bajrami, Muhamet Mustafa, Isa Qosja, Shefkije Islamaj, Adem Rusinovci, Shkumbin Istrefi, Ismet Sijarina, Luan Jaha dhe shumë të tjerë.

Ata në letrën e tyre konsiderojnë se “kufizimi i shpenzimeve financiare për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së dhe/ose të personave të akuzuar për krimet e supozuara, siç përcaktohen shprehimisht në Ligjin Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përbën vendim të pabazë, të paarsyeshëm dhe joproporcional, i cili njëkohësisht paraqet edhe kufizim të mundësisë dhe të aftësisë për mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës heroike të UÇK-së”.

Duke qenë të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe duke marrë në konsideratë rreziqet e rikonfirmimit të integritetit të saj, 25 profesorët universitarë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për rishikimin e këtij udhëzimi administrativ, në mënyrë që të mos kufizohet dhe pengohet arritja e qëllimit.

Kjo është letra e plotë e profesorëve universitarë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu:

You Might Also Like

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Caktohet paraburgim njëmujor për 23 të dyshuar për manipulim votash

Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë

Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Moti në Shqipëri me vranësira paradite dhe reshje shiu e bore në mbrëmje

TAGGED: #Albin Kurti, #Albulena Haxhiu, #Haga
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Medaljet olimpike, Veliaj: Nga një apartament si shpërblim për tre mundësit
FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra
Duma e Shtetit propozoi rritjen e afatit të shërbimit në ushtri
Biden: Uragani Idalia me pasoja, nuk i kam harruar viktimat e zjarrit në Ha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?