By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?
Ballina 2Lajme

Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 4:28 PM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një pengu izraelit të mbajtur nga Hamasi, të martën. Ata gjithashtu thanë se po punonin për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gazë. Megjithatë, edhe nëse arrihet një marrëveshje, administrata e ardhshme e Shteteve të Bashkuara do të trashëgojë problemin e tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, njofton mbi politikën e mundshme të Uashingtonit nën Presidenten Kamala Harris nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Izraeli kreu një tjetër sulm vdekjeprurës në një kamp refugjatësh në Gazë, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Një prej pengjeve u shpëtua të martën.

“Farhan Alkadit i urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e tij. Përgëzoj ushtrinë izraelite dhe shërbimin e inteligjencës Shin Bet për një tjetër operacion të suksesshëm shpëtimi. Ne po punojmë pandërprerë për të kthyer të gjithë pengjet tanë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Për këtë çështje foli edhe Nënpresidentja Kamala Harris teksa pranoi emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për president, javën e kaluar.

“Unë dhe Presidenti Biden po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha zonja Harris.

Veç mandatit të saj si Nënpresidente, zonja Harris nuk ka përvojë tjetër në politikën e jashtme.

Këshilltari i saj për sigurinë kombëtare është Phillip Gordon, i cili ka shërbyer nën presidentët demokratë, duke përfshirë Bill Clintonin, Barack Obamën, si dhe Joe Bidenin.

Kjo sinjalizon vazhdimësinë e administratave të mëparshme demokrate.

Kjo përfshinë vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin, një gjë që është konfirmuar edhe nga ish këshilltarja për siguri e zonjës Harris.

“Nënpresidentja dhe presidenti e kanë mbështetur vazhdimin e ndihmave ushtarake për Izraelin, jo vetëm për arsye të marrëveshjes, por kanë përkrahur edhe rritjen e mbështetjes për shkak të nevojave të Izraelit për siguri”, thotë Halie Soifer, e cila tani udhëheq Këshillin Demokratik Herbre të Amerikës.

Ndihma pritet të vazhdojë pavarësisht kërkesave të komuniteteve arabe dhe myslimane si dhe të progresistëve dhe demokratëve të rinj, që duan vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit.

Nënpresidentja Harris, megjithatë, ka shprehur keqardhje më të madhe ndaj vuajtjeve të palestinezëve se sa Presidenti Biden.

“Ne nuk mund të kuptojmë shumë nga ajo që thotë tani pasi deklaratat e saj kanë qëllim të fitojnë zgjedhjet dhe të mbajnë Partinë Demokratike të bashkuar. Ndërsa demokratët janë të ndarë në dy grupe, njëri që mbështet më shumë Izraelin dhe tjetri që shpreh simpati për palestinezët. Ajo do të vazhdojë të bëjë deklarata sa për të thënë diçka. Pikërisht këtë po bën”, thotë Jonathan Rynhold nga Universiteti Bar-Ilan në Tel Aviv.

Ndryshe nga zoti Biden i cili shpesh thotë se është zionist, zonja Harris, prindërit e së cilës janë imigrantë nga Xhamajka dhe India, mund të jetë më e vëmendshme ndaj qëndrimeve të vendeve të pjesës jugore të globit që përfshinë Amerikën Latine dhe Afrikën.

“Ajo është e vetëdijshme se si ndihet pjesa tjetër e botës për Lindjen e Mesme, për neo-kolonializmin, neo-imperializmin dhe unë me të vërtetë shpresoj që ajo të ketë mundësinë t’i marrë parasysh këto qëndrime nëse bëhet presidente. Kjo është ajo që i duhet politikës së jashtme amerikane për t’u përballur me sfidat përpara, të cilat janë shumë të ndryshme nga sfidat e tre dekadave të fundit”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Nëse ajo fiton në nëntor, zonja Harris do të trashëgojë sfidat e paraardhësve të saj, duke përfshirë edhe konfliktin e tej zgjatur në Lindjen e Mesme. Ajo duhet të hartojë politikën e saj të jashtme, një çështje komplekse me rëndësi të madhe, që përfshin interesa të shumta.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

TAGGED: #Kamala Harris, #Lindja e Mesme
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komisioni për Buxhet shqyrton ndryshimin e Projektligjit të Trust-it

Kosova Times Kosova Times December 7, 2022
Baerbock takohet me Schmidt: Përfaqësuesi i lartë ndau përshtypjet e tij në Facebook dhe tha atë që është me rëndësi vendimtare
Në Shqipëri mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë
Këto fotografi u lanë më shumë përshtypje të rënda në vitin 2024
Kush është Lockbiti, grupi zhvatës digjital që po kryen krime kibernetike?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?