By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur për 20% në tre vitet e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur për 20% në tre vitet e fundit
Ballina 1Lajme

Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur për 20% në tre vitet e fundit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 10:34 AM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krahasuar me tre vjet më parë në vendin tonë është rritur punësimi për 20 përqind. Ai një deklaratë të tillë e bëri në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

Kurti ka thënë se qeveria e tij ka mbështetur në vazhdimësi bizneset.

“Kjo iniciativë i përkrah bizneset vendore, sipërmarrësit e rinj, të rejat e të rinjtë tanë për të ngritur e zhvilluar aktivitetet e tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është për 1/3 më i lartë, derisa buxheti shtetëror vjetor është për 35 përqind”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij kjo rritje është përkthyer edhe në punësim të shtuar.

“Krahasuar para tre vjetëve në Kosovë është rritur punësimi për 20 përqind, përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar. E pa dyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, tha kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ka thënë se në vitin e kaluar për zbatimin e masës 2.2 të pakos së ringjalljes ekonomike si ekzekutiv kanë ndarë 5.5 milionë euro për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme.

“Edhe bizneset ishin të përfshira në skemat e gjera të shpërndarjes të rritjes ekonomike në mënyrë të baraspeshuar, por edhe për t’i përkrahur në sfidat globale me të cilat po përballemi. Që nga pandemia Covid 19, te kriza globale e energjisë e tek inflacioni, vendi ynë ka treguar qëndrueshmëri dhe imunitet pavarësisht se jemi aq shumë të integruar sa që sfidat globale na bëhen edhe nacionale e lokale”, ka shtuar Kurti.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kanë arritur t’i mbështesin bizneset me makineri të reja të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese. Ai ka thënë se që nga hapja e thirrjes, kanë qenë mbi shtatë mijë aplikime, ndërsa vlera e projektit është 6 milionë e 875 mijë euro.

“Në këtë ceremoni të rëndësishme ne po nënshkruajmë kontratat e përfituesve për Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar. Ky është një moment që reflekton angazhimin tonë të palëkundur për të forcuar dhe për të mbështetur  çdo rajon të Republikës së Kosovës, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të punuar dhe jetuar”, tha ai.

Sipas Damkës, Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar nuk është thjesht një iniciativë, por është një projekt kombëtar, që synon të përmirësojë jetën e  çdo qytetari.

“Me këtë program ne po investojmë në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar asnjë rajon të mos mbetet prapa dhe që mundësitë të jenë të barabarta për të gjithë. Kryeministri ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar të Kosovës, nën udhëheqjen e tij ne kemi punuar për të siguruar që fondet e Kosovës të përdoren në mënyrë të drejtë dhe transparente për të arritur një rezultat konkret që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, shtoi ai.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

TAGGED: #Albin Kurti, #Punësimi
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

KRU `Prishtina` paralajmëron shkyçje të borxhlinjve

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Ramadani: ShBA-ja i emërtoj si paramilitar grupin që sulmuan më 24 shtator
Kush e bëri dasmën më të mirë!?
Kateryna Sadurska vendos një rekord të ri botëror të zhytjes së lirë për Ukrainën
Politico: Ministrat e Jashtëm të BE-së mund të bojkotojnë takimin në Budapest
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?