By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA
August 25, 2025
Izraeli sulmon spitalin në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë 5 gazetarë. Netanyahu: Na vjen keq
August 25, 2025
Gjendet i vdekur një person në Gllamnik
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 10:19 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë një vizite në Beograd se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë dhe se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Macron e nisi një vizitë dyditore në Beograd të enjten, ku Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

http://199.192.21.43/2024/08/29/serbia-nenshkruan-marreveshje-me-francen-per-blerjen-e-avioneve-luftarake-rafale

I pyetur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Macron tha se nevojitet kjo çështje “nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe, në përputhje me rrethanat, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje”.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, ka thënë Macron, me gjasë duke iu referuar vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai theksoi se Franca dëshrion që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumcë serbe.

“Jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në të kaluarën marrëveshje për themelimin e tij, për të janë hartuar drafte e propozime prej palëve të ndryshme, por Asociacioni nuk është formuar kurrë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë kohë më parë se Kosova nuk po heziton ta dërgojë një draft të Perëndimit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por se është kundër zbatimit të njëanshëm të marrëveshjes.

Marrëveshja kërkon respektim të integritetit territorial të të dyja vendeve, dhe që Serbia të mos e kundërshtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ato kanë arritur pajtueshmëri edhe për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve në muajt e parë të 2023-tës, por drejt zbatimit të saj nuk janë bërë hapa.

Vjosa Osmani beson se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, dhe konsideron që nëse vendi i saj duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, aleatët ndërkombëtarë duhet të ofrojnë garanci të sigurisë.

“Zbatimi i marrëveshjes pa garanci të sigurisë, pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk ka asnjë kuptim”, tha Osmani për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe në Këshillin e Evropës, si dhe aktivizimin e fushatës së njohjeve, mes tjerash.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 21 gusht, pas një takimi me senatorin Chris Murphy në ShBA, se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes, por për t’u zbatuar, ajo duhet të pranohet edhe nga Serbia.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u dërgoi një letër zyrtarëve evropianë, në të cilën konfirmoi se Serbia ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar disa herë që Serbia as nuk do ta njohë shtetësinë e Kosovës, e as nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve e Bashkuara.

You Might Also Like

Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja

Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur

Izraeli sulmon spitalin në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë 5 gazetarë. Netanyahu: Na vjen keq

VIDEO Shpërthime dhe zjarr në Hamburg, disa të plagosur

VIDEO: Ukrainasit hedhin në erë objektin kryesor të eksportit të gazit të Putinit

TAGGED: #Emanuel Macron, #Kosova
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Parlamenti Evropian i bëri thirrje ICC-së të lëshojë një urdhër arresti për Lukashenkon 4 orë më parë

Kosova Times Kosova Times September 14, 2023
Istogu – Ferizaj, kryesfida e stinorit
“Samba” kuqezi! Muçi fenomenal, vulos fitoren e Shqipërisë
Reuters ekspozon se si rusët po minojnë mbështetjen për Ukrainën përmes fëmijëve të vdekur në Gjermani
Kurti: Sporti, një e mirë publike që forcon edhe komunitetin edhe shtetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?