By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron para vizitës në Serbi: Zbatim i Marrëveshjes së Brukselit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Macron para vizitës në Serbi: Zbatim i Marrëveshjes së Brukselit
Ballina 2Rajon / Botë

Macron para vizitës në Serbi: Zbatim i Marrëveshjes së Brukselit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 11:24 AM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në prag të vizitës së tij zyrtare në Serbi, ka theksuar se mbetet i përkushtuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti francez përmes një kolumne të publikuar në të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti i tyre.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola me guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e ShBA-së, donim të ndihmonin rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë. Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti  apo lidhjet e natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, ka shkruar Macron.

Kjo rrugë, sipas tij, është e trasuar dhe “çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje”.

“Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Unë personalisht do të mbetem i përkushtuar, pasi jam i sigurt se edhe BE-ja në tërësi do të mbetet, te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar ndër të tjera Macron.

You Might Also Like

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:

Helikopteri që transportonte manjatin rus rrëzohet – Ai u ngatërrua në kabllo (video)

TAGGED: #Emanuel Macron, #Zbatim i Marrëveshjes së Brukselit
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli pranon përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Guardian: Kur serbët përmbysën Millosheviçin, ata braktisën autokracinë, por demokracia e brishtë ra nën Vuçiç
BB Llapi kampion i Ligës së Parë në futsall
Edhe një “jo” e Kurtit ndaj kërkesave të ShBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?