By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sullivan takon Presidentin Xi në Pekin: Synim lehtësimi i tensioneve ShBA-Kinë përpara zgjedhjeve të nëntorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sullivan takon Presidentin Xi në Pekin: Synim lehtësimi i tensioneve ShBA-Kinë përpara zgjedhjeve të nëntorit
Ballina 2Rajon / Botë

Sullivan takon Presidentin Xi në Pekin: Synim lehtësimi i tensioneve ShBA-Kinë përpara zgjedhjeve të nëntorit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 4:29 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, u takua sot me Presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, në përfundim të një vizite tre ditore që synonte lehtësimin e ndasive mes dy fuqive botërore para zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Takimi synon ruajtjen e komunikimit dhe shamngien e dallimeve lidhur me Tajvanin dhe çështje të tjera që mund të thellojnë tensionet mes dy fuqive të mëdha.

Të dyja qeveritë janë të interesuara të ruajnë marrëdhënie normale, para ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Zoti Sullivan tha se ai u dërgua në Pekin nga Presidenti Joe Biden për të “ruajtur komunikimin strategjik të nivelit të lartë që”, siç u shpreh ai “është thelbësor për menaxhimin me përgjegjësi të marrëdhënieve”.

Ai tha se që nga takimi i dy udhëheqësve nëntorin e kaluar, është bërë përparim i rëndësishëm sa i përket bashkëpunimit në fusha të ndryshme si lufta kundër narkotikëve, komunikimi ushtarak, siguria dhe rreziku nga inteligjenca artificiale.

“Jemi të përkushtuar të ruajmë diplomacinë e nivelit të lartë dhe deri në fund, Presidenti Biden pret që të angazhohet sërish me ju në javët e ardhshme”, tha zoti Sullivan.

Shtëpia e Bardhë tha dje se të dyja vendet po planifikojnë të realizojnë një telefonatë mes Presidentëve Biden dhe Xi në javët e ardhshme. Nuk u dha ndonjë sinjal nëse të dy udhëheqësit do të takohen personalisht para se zoti Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë përgjegjëse për historinë, njerëzit dhe botën dhe se duhet të jenë faktor stabiliteti për paqen dhe një helikë për zhvillimin e përbashkët.

“Angazhimi i Kinës për marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme mbetet i pandryshuar. Parimi për trajtimin e marrëdhënieve bazuar në respektin e dyanshëm, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin në favor të të dyja palëve mbetet i pandryshuar”.

Gjatë qëndrimit në Pekin Këshilltari Sullivan u takua edhe me zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme kineze, Wang Yi.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Sullivan ngriti shqetësimet për marrëdhëniet gjithnjë e më të afërta të Pekinit me Moskën, çështjen e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore.

Ai pati edhe një takim të rrallë me një zyrtar të lartë të ushtrisë së Kinës, Zhang Youxia, më herët të enjten.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Jake Sullivan, #Xi Jimping
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadori Hill për formimin e Asociacionit: Mendoj se do të ndodhë

Kosova Times Kosova Times March 30, 2024
Skandali/ Kosova pjesë e Serbisë, zv.kryeministrja Balluku indiferente përballë hartës në aktivitetin për turizmin
Policia: Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rëndë
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
Prezantohet koalicioni `Aleanca për Shqipërinë Madhështore`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?