By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasada e ShBA-së pas aksionit në veri: Veprim i pakoordinuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasada e ShBA-së pas aksionit në veri: Veprim i pakoordinuar
Ballina 1Lajme

Ambasada e ShBA-së pas aksionit në veri: Veprim i pakoordinuar

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 11:16 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Veri të vendit, ku janë mbyllur pesë institucione paralele që kanë funksionuar ilegalisht në katër komunat veriore.

Në një reagim të Ambasadës amerikane në Kosovë aksioni në veri është cilësuar si “vazhdimësi e aksioneve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e që vazhdojnë të kenë ndikim direkt dhe negativ në komunitetin serb dhe komunitetet tjera minoritare në Kosovë”.

Në reagim është thënë se ky aksion “nuk ka qenë i koordinuar me asnjë element të komunitetit ndërkombëtar”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtar dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton në përkeqësimin real dhe në rritje të partneritetit tonë”, thuhet në reagim.

Në reagim, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se “veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtarisht”.

ShBA-ja ka thënë se Qeveria e Kosovës po e instrumentalizon Policinë dhe se nuk po i qëndron premtimit për “konsulta dhe koordinim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar”.

Në këtë komunikatë, ShBA-ja ka thënë po ashtu se këto veprime të Qeverisë së Kosovës do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementet vartëse të saj.

You Might Also Like

Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

TAGGED: #Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, #Veriu, Adventure
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ngjarje e rëndë në QKUK: Foshnja lind pa shenja jete, babai dyshon se fëmija u ndërrua me një tjetër

Kosova Times Kosova Times September 22, 2022
GAP: Urdhri i Trumpit prek rreth 18 projekte të USAID-it në Kosovë
Ancelotti: Koha e kaluar te Milan ndikoi për mirë tek Diaz
Vazhdon procesi i dezinsektimit hapësinor në Prishtinë
Policia po heton rastin e dyshuar për tentim vrasjes në veri të vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?