By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare
January 9, 2026
Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës
January 9, 2026
75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 9, 2026
Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati
January 9, 2026
Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe bore, ulen temperaturat
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti Viziton gratë e Krushës së Vogël: Mbështetje ekonomike për familjet e personave të zhdukur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kurti Viziton gratë e Krushës së Vogël: Mbështetje ekonomike për familjet e personave të zhdukur
Uncategorized

Kurti Viziton gratë e Krushës së Vogël: Mbështetje ekonomike për familjet e personave të zhdukur

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 3:41 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gratë e Krushës së Vogël, të cilat Qeveria i ka mbështetur me masën për fuqizim ekonomik.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe takimin me 16 gra ndërmarrëse të këtij fshati, të cilat po vazhdojnë punën për rritjen e mirëqenies familjare.

Kryeministri Kurti ritheksoi se familjet e të zhdukurve janë lart mes prioriteteve e në përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në vizitën e përbashkët me Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Edi Gusia, u.d. Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, u bisedua për arritjet dhe planet e ardhshme të këtyre nismave të vetëpunësimit.

Qeveria ka ndarë buxhet prej 500 mijë euro për zbatimin e kësaj mase për familjet që janë aktualisht në listën e pensioneve për personat e zhdukur gjatë luftës. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të ndajë subvencione me qëllim të fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave.

Të drejtë aplikimi kanë personat fizikë, gra apo vajza që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, apo një anëtare (grua/vajzë) nga familja e ngushtë e personave që gëzojnë pension për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të cilat ndërmarrin nisma vetëpunësimi prej të cilave punësohen dhe sigurojnë mirëqenien familjare dhe/apo të të ardhurave për përmbushjen e nevojave bazike.

Thirrja e dytë për aplikime është e hapur deri më 4 shtator 2024. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

TAGGED: #Albin Kurti, #Gratë e Krushës së Vogël
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

Kosova Times Kosova Times December 28, 2025
Osmani në takim me Hovenier, dialogu dhe Asociacioni temë diskutimi
Aktakuzë kundër një personi për kanosje ndaj një gazetari
Një radio liberale ruse rikthen transmetimin nga Berlini
Interpretimi i numërimit të plotë të gjakut (CBC) për fillestarët: Cilat janë vlerat normale?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?