By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret për operacione të lidhura me fushatën zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret për operacione të lidhura me fushatën zgjedhore
Rajon / Botë

Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret për operacione të lidhura me fushatën zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 7:31 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin miratoi një kërkesë për mbështetje ushtarake shtesë për Shërbimin Sekret me qëllim forcimin e kapaciteteve të kësaj agjencie për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president dhe nënpresident, njoftuan të enjten, në dy deklarata të ndara Pentagoni dhe Shërbimi Sekret.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh nuk dha hollësi mbi llojin e ndihmës që do të vihej në dispozicion, por zoti Austin tha se kishte dhënë udhëzime për të planifikuar dhe ofruar mbështetje ndaj Shërbimeve Sekrete në disa vendndodhje, përgjatë fushatës.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha më vonë se kjo agjenci kishte forcuar operacionet mbrojtëse pas ngjarjes së 13 korrikut në Pensilvani, ku kandidati republikan Donald Trump, ish President i Shteteve të Bashkuara, u qëllua dhe i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë.

“Në kuadër të këtyre masave, Departamenti i Mbrojtjes do t’i mundësojë Shërbimit Sekret amerikan ndihmë shtesë, në logjistikë, transport dhe në komunikim, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore”, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret.

Për masat e sigurisë gjatë tubimit zgjedhor të zotit Trump në Butler të Pensilvanisë u ngritën pikëpyetje, mes shqetësimeve se si i dyshuari ishte në gjendje të hipte në një çati nga ku mund të shihte direkt podiumin ku po mbante fjalimin zoti Trump.

Shërbimi Sekret është shprehur “i turpëruar” për dështimin në marrjen e masave të sigurisë dhe drejtoresha e agjencisë dha dorëheqjen pas ngjarjes.

Një pjesëmarrës në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, nuk ka arritur ende në një përfundim se çfarë e shtyu të dyshuarin të qëllonte.

Kandidati republikan për presidenti, Donald Trump dhe Nënpresidentja demokrate Kamala Harris janë në garë të ngushtë për zgjedhjet e 5 nëntorit.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Pentagoni, #Shërbimi Sekret
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sveçla: Nesër projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe ai për Zyrtarët Publikë dalin në konsultim publik

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
“Për shkak të “zgjidhjes” së Holbrooke do të vuajë BiH, për shkak të “zgjidhjeve” të Chollet i gjithë Ballkani Perëndimor”
Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati
Gazetarja ruse është gjetur i vdekur në një hotel në Tashkent
Tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Paris për vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?