By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siguria në kufirin ShBA-Meksikë, çështje e rëndësishme për votuesit në Arizona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Siguria në kufirin ShBA-Meksikë, çështje e rëndësishme për votuesit në Arizona
Rajon / Botë

Siguria në kufirin ShBA-Meksikë, çështje e rëndësishme për votuesit në Arizona

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 7:15 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Emigracioni është një nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë në zgjedhjet e nëntorit, në të cilat do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Dallimi në politikat mbi këtë çështje mes dy kandidatëve presidencialë është i madh. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti nga një zonë e Arizonës në kufirin me Meksikën, votuesit janë të shqetësuar nga kalimet e paligjshme të kufirit.

Dikur një qytet i pasur me miniera ari në qarkun Koçiz të Arizonës, tani ky është një qytet fantazmë.

Patti Burris, që jeton në këtë zonë kufitare të Arizonës, thotë se është e lodhur nga emigrantët pa dokumente që kalojnë fshehurazi nëpër pronën e saj nga kufiri meksikan. Ajo thotë se do të votojë për ish-presidentin Donald Trump.

“Ai do t’i dëbojë ata! Unë e mbështes atë për këtë arsye. Absolutisht, ata duhen dëbuar. Ai mund ta bëjë këtë”, thotë ajo.

Kur ishte president, republikani Donald Trump urdhëroi që të ndërtohej një mur 740 kilometra i gjatë në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën, një pjesë e të cilit shtrihet në këtë pjesë të Arizonës. Në ditën e tij të parë në detyrë, demokrati Joe Biden e ndaloi ndërtimin e murit.

“Ne mund ta kishim përfunduar murin brenda tre javësh.”

Donald Trumpi vizitoi një pjesë të murit kufitar në Arizona javën e kaluar, megjithëse gazeta The Washington Post njoftoi se pjesa e murit, që ai vizitoi, ishte ndërtuar para se ai të bëhej president.

“Nuk ka pasur kurrë një kufi si ky në botë, ku kalojnë kaq shumë njerëz. Miliona kriminelë po kalojnë kufirin”, tha ai.

Votuesit demokratë në kuvendin e tyre kombëtar thanë se partia e tyre është më tolerante.

“Emigrantët janë pjesë e komunitetit tonë. Ne kujdesemi për fqinjët dhe për njëri-tjetrin. Këtu bëhet fjalë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit”, thotë votuesja demokrate Sandra Kano.

Nëse zgjidhet, Nënpresidenja Kamala Harris ka premtuar se do të mbështesë një rrugë drejt shtetësisë dhe kthimin për votim të një projektligji dypartiak të imigracionit, që është bllokuar në Kongres.

“Patrulla Kufitare e mbështeti atë. Por Donald Trumpi beson se një projektligj për zgjidhjen e problemeve në kufi do të dëmtonte fushatën e tij. Pra, ai urdhëroi aleatët e tij në Kongres që të bllokonin projektligjin”, tha ajo.

Por, votuesja nga Arizona Patti Burris nuk ka një vlerësim të mirë për demokraten Kamala Harris.

“Nuk besoj asnjë fjalë që ajo thotë. Ku ka qenë ajo në katër vitet e fundit?”, thotë ajo.

Askush nuk ndalon më në këtë qytet të vjetër dhe të braktisur të Arizonës. Zonja Burris thotë se do të dëshironte të kthehej në kohën kur qyteti kishte më shumë turistë se sa emigrantë.

You Might Also Like

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

TAGGED: #Meksikë, #ShBA
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Drama në Slloveni: Një burrë qëllon në drejtim të policisë, mbërritën forcat speciale

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Kushtetuesja e bllokon ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë
Ambasadori francez: Nëse Beogradi dhe Prishtina e refuzojnë planin, do të ketë pasoja, por nuk do të jenë sanksione
Hamasi premtoi të lirojë pengjet me nënshtetësi ruse me kërkesë të Moskës
Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?