By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
November 15, 2025
Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim
November 15, 2025
Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren
November 15, 2025
Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
November 15, 2025
Kosova bën historinë, afrohet me kualifikimin në Kupën e Botës
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK në Prishtinë kërkon që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK në Prishtinë kërkon që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet
Lajme

PDK në Prishtinë kërkon që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 5:25 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet.

Kryetari i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media tha se as sot grupi i asamblistëve të PDK-së nuk mori pjesë në mbledhjen e ftuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, sepse është muaji i dytë që ky Kuvend shndërruar në fushëbetejë pronash.

“Derisa në mbledhjen e dhjetorit u votua këmbimi i pronave që kanë në epiqendër Badovcin me kuorumin e mundësuar nga opozita me në krye LVV-në, sot nga vetë këta të fundit u inicua anulimi i të njëjtit vendim. Ne e kemi ditur që çështja e Badovcit do të rikthehet në diskurs publik në këtë qeverisje. Ne 2020 kemi votuar kundër, në fushatë kemi deklaruar kundër, dhe vazhdojmë të mos e përkrahim: Zona e Badovcit duhet te ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet me çdo kusht, edhe nëse kjo nënkupton që ne, PDK në Prishtinë, si pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e mbështesim në Kuvend”, theksoi Retkoceri.

Ai tha se përpjekja e sotme për të anuluar një vendim, të cilin vet LVV e ka mundësuar, është përpjekje e shfajësimit nga një e keqe publike.

“Partneri i koalicionit, me ne krye Kryetarin Rama, beson që vendimi është i duhur. Te njëjtën, me të drejtën e tij, e ka paraqitur edhe në një konferencë për media. Ky vendim mori mbështetje në Kuvend nga shumica e asamblistëve prezent në mbledhje, por u mundësua vetëm sepse LVV çuditërisht vendosi të qëndrojë në sallë. Këtë njëherë e arsyetoi se duhet ta bënte sepse është në vend pune, kur ne e dimë që ka shumë mbledhje të kaluara ku LVV nuk ka qëndruar në sallë. Më vonë edhe deklaruan se “atyre pronarëve, Komuna iu ka borxh tokë, dhe kjo sipas tyre është e pakontestueshme”, tha Retkoceri.

Ai tha se ajo çfarë duhet të theksohet është se ky vendim nuk është me vetëm një vendim i votuar një ditë pune në Kuvendin Komunal të Prishtinës – por tashmë është në Gjykatë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë

Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren

Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së

Kërkohet paraburgim për D.B.,i dyshuar për tentim vrasjeje të djalit të tij

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë tanke Abrams në Gjermani deri në fund të majit. Ata planifikojnë të trajnojnë ushtrinë ukrainase

Kosova Times Kosova Times April 22, 2023
Baza ushtarake sekrete në Bjellorusi
Dita e ndeshjeve: Dy takime interesante në Superligën e Kosovës
KSHZ: Vetëm 3% votuan deri në ora 9
Drejtoria e Arsimit sqarohet rreth termeve ‘Prindi 1 dhe Prindi 2’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?