By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës
September 3, 2025
Operacion i madh i FBI-së greke kundër kontrabandës nga pikat e karburantit: 20 arrestime
September 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 3, 2025
Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira
September 3, 2025
Heshtja për Ukrainëne në Samitin e SCO-së është dobësia e Putinit, thotë ish-analist i CIA-s
September 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 10:27 AM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha më 31 gusht se dy palestinezë janë vrarë gjatë natës teksa po përgatisnin të kryenin sulme në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Sipas ushtrisë izraelite, një person u vra pasi u infiltrua në një vendbanim izraelit, ndërkaq një tjetër qëlloi drejt ushtarëve pasi makina e tij shpërtheu.

“Terroristët tentuan të kalonin rojet e sigurisë në hyrjen e komunitetit Karmei Tzur dhe u infiltruan në komunitet”, tha ushtria izraelite, duke iu referuar një vendbanimi izraelit.

Ushtria tha se ushtarët arritën në vendin e ngjarjes dhe vranë një sulmues i cili hapi zjarr ndaj tyre. Autoritetet thanë se po kërkojnë edhe persona të tjerë.

Në një incident tjetër, një makinë u përfshi nga zjarri dhe më pas shpërtheu, tha ushtria.

Izraeli tha se forcat e tij “qëlluan dhe eliminuan një terrorist i cili doli nga makina dhe tentoi t’i sulmonte” ushtarët izraelitë.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 31 gusht lëshoi një deklaratë përmes së cilës lavdëroi atë që e cilësoi si “operacion të dyfishtë heroik” në Bregun Perëndimor. Sipas grupit radikal palestinez, “ky është mesazh i qartë se rezistenca do të vazhdojë çër aq kohë sa agresioni brutali i okupimit dhe shënjestrimi i njerëzve tanë dhe tokës tonë do të vazhdojë”.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar së fundi, teksa ushtria izraelite ka intensifikuar bastisjet dhe kolonët kanë vazhduar përleshjet e palestinezët.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

You Might Also Like

Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës

Operacion i madh i FBI-së greke kundër kontrabandës nga pikat e karburantit: 20 arrestime

Axhenda ndërkombëtare

Heshtja për Ukrainëne në Samitin e SCO-së është dobësia e Putinit, thotë ish-analist i CIA-s

Rusia nisi një valë sulmesh në perëndim të Ukrainës mbrëmë, Polonia ngriti avionë ushtarakë

TAGGED: #Bregu Perëndimor, #Izraeli
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forcat ruse shënjestruan dy termocentrale në Ukrainën jugore, duke plagosur dy persona

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
Ambasada Amerikane shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit
VIDEO : Një ndërtesë luksoze në zjarr në qendër të Moskës
Kryeministri bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Kryeqytetit
Kundërshtari i Kosovës në Ligën e Kombeve mbetet pa trajner
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?