By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bjellorusia shton kampet “patriotiko-ushtarake” për jetimët dhe fëmijët e tjerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bjellorusia shton kampet “patriotiko-ushtarake” për jetimët dhe fëmijët e tjerë
Ballina 2Rajon / Botë

Bjellorusia shton kampet “patriotiko-ushtarake” për jetimët dhe fëmijët e tjerë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 3:39 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi më 2020, Qeveria nisi një luftë të pamëshirshme ndaj mospajtuesve, duke i burgosur aktivistët, mbyllur mediat e pavarura dhe duke e shkatërruar përgjithësisht shoqërinë civile.

Në mesin e atyre që mbetën më të izoluarit ishin mijëra jetimë dhe fëmijë prindërve të të cilëve iu mohua kujdestaria.

“Në të kaluarën, ka pasur organizata të cilat ofronin alternativa për integrimin dhe socializmin e fëmijëve të tillë”, tha për Current Time Volha Vyalichka, psikologe bjelloruse e fëmijëve dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila iku në Poloni pasi strehimorja e saj për fëmijë në Hrodno u mbyll verën e vitit 2021.

“Tani vetëm shteti u kushton vëmendjen atyre, dhe shteti e ka agjendën e vet”, shtoi ajo.

Ajo ka agjendë është përqendruar dukshëm në aktivitete patriotike dhe ushtarake, në veçanti prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Jetimët nga shteti dhe nga institucionet e Kishës Ortodokse Bjelloruse janë dërguar në kampe në qendrat ushtarake, janë stërvitur ushtarakisht dhe për përdorimin e armëve nga mercenarët e grupit famëkeq të Rusisë, Wagner, dhe kanë pasur për detyrë t’u shkruajnë letra motivuese ushtarakë rusë në pjesët e okupuara të Ukrainës.

Aktivitetet arsimore “patriotike” të shtetit udhëhiqen bashkërisht nga ministrive të Arsimit, Mbrojtjes, Emergjencave dhe Punëve të Brendshme. Megjithëse kampe të tilla për fëmijë të cenueshëm veprojnë prej vitit 2007, lufta në Ukrainë dhe sundimi autoritar në Bjellorusi e kanë bërë këtë prioritet qeveritar.

“Një atmosferë e ngrohtë familjare”

Në dhjetor 2020, për shembull, Ministria e Mbrojtjes dhe policia OMON e Minskut pritën një grup të jetimëve gjatë shfaqjes së armëve dhe automjeteve. Sipas një raporti shtetëror, një 12-vjeçar veshi një jelek antiplumb dhe një helmet, duke e provokuar një fëmijë tjetër të bërtasë se ai dukej si një “kolonel i vërtetë!”

Shefi i njësitit Minsk OMON u citua të ketë thënë se ata kishin bërë gjithçka “për t’i bërë fëmijët të ndiheshin sikur të ishin në një atmosfetë të ngrohtë familjare”.

Ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme. Në prill, Ministria e Arsimit raportoi për një sërë ngjarjesh që përfshinin më shumë se 100 fëmijë me nevoja të veçanta dhe jetimë, të cilët u takuan me parashutistët dhe u inkurajuan t’u shkruanin letra ushtarëve. Sipas raportit, “parashutistët folën me fëmijët, i njoftuan ata me armët moderne dhe bënë fotografi” në kuadër të projektit të quajtur Kindness+Courage.

Adoleshentët me aftësi të kufizuara marrin pjesë në nj kamp ushtarak bjellorus, korrik 2010.
Adoleshentët me aftësi të kufizuara marrin pjesë në nj kamp ushtarak bjellorus, korrik 2010.

Numri i kampeve për jetimët dhe fëmijët e tjerë të pafavorizuar, të pritur nga njësitë ushtarake, është rritur në mënyrë të qëndrueshme prej vitit 2020. Në vitet 2021 dhe 2022 kishte rreth 480 sosh, raportuan mediat shtetërore. Ndërsa, në vitin 2023 u organizuan 583 kampe të tilla me pjesëmarrjen e “gati 6000 fëmijëve”.

Për vitin 2024, Qeveria bjelloruse planifikoi t’i mirëpresë 14.000 fëmijë – duke përfshirë shumë jetimë dhe fëmijë të tjerë nga sistemi i shërbimeve sociale të Qeverisë – në kampet verore “në bazat e strukturave dhe njësive të forcave të armatosura”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Kampet drejtohen nga veteranë, mercenarë dhe personeli në detyrë.

Në korrik 2023, Ksenia Lebedeva, komentatore në televizionin shtetëror, postoi një video në Telegram, e cila shfaqte mercenarët e Wagnerit duke e udhëzuar një grup fëmijësh të vegjël në një “klub ushtarako-patriotik”.

“Kjo nuk është Mary Poppins, ju e dini,” shkroi Lebedeva. “Fëmijët tanë po zgjedhin lodrat e duhura dhe mësuesit e duhur.”

Mercenarët e Wagnerit i udhëzojnë fëmijët në një klub "patriotiko-ushtarak" në afërsi të Minskut, më 2023.
Mercenarët e Wagnerit i udhëzojnë fëmijët në një klub “patriotiko-ushtarak” në afërsi të Minskut, më 2023.

“Kjo ka të bëjë me besnikërinë”

Universiteti i Ministrisë së Emergjencave drejton një shkollë të mesme për jetimët, fëmijët e pafavorizuar dhe fëmijët nga familjet me probleme.

Këtë vit, 93 për qind e të diplomuarve nga kjo shkollë planifikonin të studionin në institutet ushtarako-teknike.

“Ka pasur një ndryshim në konceptin e patriotizmit,” tha Katsyaryna Deikalo gjatë një tryeze të rrumbullakët për të drejtat e fëmijëve në Bjellorusi, e cila u organizua nga legjislatura kombëtare e Lituanisë.

“Tani nuk ka të bëjë me dashurinë për Bjellorusinë, por para së gjithash, ka të bëjë me besnikërinë ndaj qeverisë aktuale”, shtoi ajo.

Deikalo theksoi në veçanti pjesëmarrjen aktive të ushtrisë dhe Kishës Ortodokse Bjelloruse, të lidhur me Moskën, në procesin arsimor.

Faqja e lajmeve Mediazona raportoi në vitin 2023 se kisha po drejtonte rreth 20 klube ushtarako-patriotike në të gjithë vendin. Në maj, Ministria e Arsimit autorizoi manastiret ortodokse të hapin strehimore për fëmijët në nevojë.

Prej se Rusia filloi të nxiste një kryengritje separatiste në pjesë të Ukrainës lindore në vitin 2014, disa klube ushtarako-patriotike bjelloruse kanë dërguar fëmijë në kampe paralele në Rusi, ku ata u udhëzuan për “praktikat ushtarake” nga mercenarët rusë nga konflikti në Donbas të Ukrainës, raportoi televizioni shtetëror bjellorus më 2016.

Psikologia e fëmijëve Vyalichka tha se jetimëve dhe fëmijëve të pafavorizuar u mungojnë modele të të rriturve për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë mjedisin e ideologjizuar dhe të militarizuar në të cilin gjenden.

Volha Vyalichka në stehimoren e saj, tashmë të mbyllur, për fëmijë, në Hrodno, 2017.
Volha Vyalichka në stehimoren e saj, tashmë të mbyllur, për fëmijë, në Hrodno, 2017.

“Edhe pse fëmijët me prindër shpesh mund ta përballojnë këtë, edukimi ushtarak-patriotik është shumë më i lehtë me jetimët”, tha ajo.

Për më tepër, kufizimet e rrepta në internet dhe qasja në informacion në jetimore bëjnë që këta fëmijë të jenë edhe më të cenueshëm.

“Jetimët janë fëmijë të traumatizuar që kanë humbur lidhjen e tyre kryesore mbështetëse”, shtoi Vyalichka.

“Prandaj çdo i rritur që u jep ndonjë karamele ose thotë disa fjalë të mira, shihet si një lloj mbrojtjeje. Ata do të perceptohen nga këta fëmijë si hero pozitiv dhe shembull”, sipas saj.

Në një seancë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në mars 2023, Shoqata Ndërkombëtare për Pajtim (IFOR) shprehu alarmin për “programet bjelloruse për trajnimin ushtarak të fëmijëve”, duke thënë se më shumë se 1.,000 fëmijë “deri në moshën 6-vjeçare” kishin kaluar nëpër trajnime – që përfshinin përdorimin e armëve të zjarrit – në vitin 2022. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet

Kandidati për kryetar bashkie në Meksikë qëllohet për vdekje, të gjitha filmohen drejtpërdrejt

Lituania vendos sanksione ndaj Dodikut

TAGGED: #Bjellorusi
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

IKShPK-ja apelon që fëmijët ta marrin vaksinën e fruthit

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Pesë të lënduar nga zjarri i klubit të Koçanit, ende në gjendje kritike
Shqipëria në epërsi, Jasir Asani shënon për 2:1
Bashkojeni Mitrovicën
Trump paditet për mashtrim lidhur me biznesin familjar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?