By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BIRN: Revolverët me shenja policie nga Serbia përfundojnë te tregtarët amerikanë
December 23, 2025
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
December 23, 2025
ATK ka pezulluar nga puna zyrtarin e arrestuar
December 23, 2025
Policia gjen armë, municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
December 23, 2025
Kurti: 4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim, shtohet trysnia ndaj kryeministrit Netanyahu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim, shtohet trysnia ndaj kryeministrit Netanyahu
Ballina 2Rajon / Botë

Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim, shtohet trysnia ndaj kryeministrit Netanyahu

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 8:47 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit për të shprehur keqardhjen dhe zemërimin e tyre pas gjetjes së trupave të 6 pengjeve në Gazë. Ata thërrisnin “ Tani tani” ndërsa i kërkonin Kryeministrit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje armëpushimi në mënyrë që pengjet e mbetur në Gazë, të kthehen të gjallë në shtëpitë e tyre.

Protestat po shënojnë një nga thirrjet më të forta deri tani për kryeministrin izraelit, që të nënshkruajë një armëpushim. Sindikata më e madhe e Izraelit, Hisdraut ka thirrur të hënën një grevë të përgjithshme, duke shtuar më tej trysninë ndaj qeverisë. Greva pritet të prekë sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë bankat, spitalet dhe aeroportin kryesor të vendit. Kjo do të ishte greva e parë e përgjithshme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Në protestat e së shtunës pritej të merrnin pjesë dhjetra mijëra izraelite.

Shumë prej tyre fajësojnë zotin Netanyahu se ka dështuar të arrijë armëpushim pas rreth 11 muajsh luftime.
Negociatat për një marrëveshje të tillë janë zvarritur për muaj të tërë. Ushtria izraelite ka pranuar vështirësitë për shpëtimin e pengjeve të mbetura dhe ka thënë se marrëveshja është rruga e vetme për të bërë të mundur rikthimin e pengjeve në shkaëë të gjërë.

“Po qaj se më vjen keq si njeri”, tha në protestues që u identifikua si Amos, i cili ishte mes mijëra protestuesve që ishin mbledhur jashtë zyrës së kryeministrit Netanyahu, në Jeruzalem.

Ushtria tha se 6 pengjet ishin vrarë pak para se të mbërrinin forcat izraelite.

Ata ishin Carmel Gat, Hersh Goldberg-Polin, Eden Yerushalmi, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino.

Fushata e vaksinimit kundër poliomielitit

Autoritetet shëndetësore palestineze dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër poliomielitit në Rripin e Gazës.

Fushata e udhëhequr nga OKB-ja në koordinim me zyrtarët shëndetësorë të Gazës, synon të vaksinojë rreth 640 mijë fëmijë në Rripin e Gazës, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për ndërprerje të shkurtra luftimesh, për të lejuar fushatën e vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi muajin e kaluar se një fëmijë më pak se 1 vjeç ishte paralizuar pjesërisht nga virusi i poliomielitit, rasti i parë i tillë në territor pas 25 vjetësh.

Fushata e vaksinimit përballet me sfida të shumta, nga fakti që luftimet vazhdojnë, tek rrugët e shkatërruara dhe deri tek spitalet që janë mbyllur si pasojë e konfliktit.

Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur dhe qindra mijëra vetë janë grumbulluar nëpër tenda.

Muajin e kaluar Izraeli lejoi hyrjen në territor të 1.3 milionë dozave të vaksinës kundër poliomielitit, të cilat po ruhen në Deri al-Balahj. Një sasi prej 400 mijë dozash pritet të dërgohet në Gazë së shpejti.

You Might Also Like

BIRN: Revolverët me shenja policie nga Serbia përfundojnë te tregtarët amerikanë

Mark Rutte: “Nëse nuk investoni në mbrojtje, mund të flisni rusisht pas 5-10 vitesh”

Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

Një aleancë e re ushtarake po formohet në Mesdhe: Izraeli kryeson grupin që i dërgon një mesazh të qartë Ankarasë

Rusia sulmoi Ukrainën me më shumë se 600 dronë, ka të vdekur. Zelenski i bëri thirrje Perëndimit

TAGGED: #Armëpushim, #Izrael, #Protestë, #Tani tani
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë
Në Arabinë Saudite, grave iu dhanë më shumë të drejta: ato lejoheshin të punonin, të vozitnin dhe të udhëtonin pa pëlqimin e burrave
93 palestinezë u vranë në një sulm të ri izraelit: “Ishte një nga netët më të këqija, ne ishim zgjuar duke pritur sulmin”
Caka: S’kam diskutuar me askënd për funksione publike a politike, s’kam asnjë interesim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?