By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vriten tre izraelitë në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vriten tre izraelitë në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Vriten tre izraelitë në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 2:43 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator, pasi makina e tyre u sulmua me armë zjarri afër qytetit Hebron, në Bregun e pushtuar Perëndimor, thanë zyrtarët izraelitë.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë janë në kërkim të sulmuesve.

Qindra trupa izraelite po kryejnë bastisje në mbarë Bregun Perëndimor që nga e mërkura në një prej aksioneve më të mëdha në muaj në këtë zonë, duke thënë se synimi i operacionit është çrrënjosja e militantëve islamikë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë operacionin në Bregun Perëndimor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se tre policë, që ishin në makinën që u sulmua, u vranë.

“Ne po luftojmë në të gjitha frontet kundër një armiku mizor që dëshiron të na vras të gjithë ne”, tha Netanyahu.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, anëtar i kabinetit të sigurisë së Izraelit, i cili është politikan i linjës së ashpër, kërkoi më shumë veprime kundër militantëve palestinezë në Bregun Perëndimor.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

TAGGED: #Bregu Perëndimor, #Vriten tre izraelitë
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

KOMF kërkon jetë dinjitoze për çdo fëmijë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 20, 2022
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë
Rama për raportin e Dick Martyt: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës
Policia shqiptoi 1472 gjoba trafiku për 24 orë
Brigada ukrainase e stërvitur nga francezët e profilit të lartë humb komandantin disa ditë përpara se të shkonte në vijën luftarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?