By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden thotë se Netanyahu s’po bën mjaftueshëm për të siguruar marrëveshje për pengjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden thotë se Netanyahu s’po bën mjaftueshëm për të siguruar marrëveshje për pengjet
Rajon / Botë

Biden thotë se Netanyahu s’po bën mjaftueshëm për të siguruar marrëveshje për pengjet

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 9:01 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të hënën se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga ShBA dhe BE.

Biden theksoi gjithashtu se ShBA-ja është afër ta paraqesë një propozim përfundimtar para negociatorëve që po punojnë për arritjen e një marrëveshje për pengjet dhe për armëpushim në Gazë.

Bideni i bëri këto komente për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi forcat izraelite i tërhoqën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë në një tunel në Gazë.

Ushtria izraelite tha se ata u vranë së voni nga militantët e Hamasit.

Vrasja e këtyre pengjeve nxiti kritika ndaj strategjisë së administratës së Bedenit për armëpushim në Gazë, si dhe rriti trysninë ndaj Netanyahut nga izraelitët për kthimin e pengjeve të mbetura në Gazë.

I pyetur nëse Netanyahu është duke bërë mjaftueshëm për arritje e një marrëveshjeje për pengjet, Biden tha: “Jo”, pa shpjeguar më shumë.

Biden tha se është “shumë afër” t’ua paraqesë të dyjave palëve një marrëveshje përfundimtare për pengjet.

“Shpresa vdes e fundit”, tha si kur u pyet nëse marrëveshja do të jetë e suksesshme.

Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris mbajtën një takim të hënën me ekipin amerikan negociuese për pengjet, gjatë të cilit Bideni shprehu “zemërim dhe pikëllim” për vrasjen e pengjeve, tha Shtëpia e Bardhë.

Kritikat e reja të Bidenit për Netanyahun vijnë në një kohë kur ai dhe Kamala Harris, e cila do të garojë në vend të tij në zgjedhjet e nëntor, përballen me thirrje të vazhdueshme për veprime vendimtare për t’i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Gazë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se kritikat e Bidenit për Netanyahut nënkuptojnë se “Amerika e pranon se Netanyahu është përgjegjës për minimin e përpjekjeve për të arritur marrëveshje”.

Netanyahu, i cili e ka akuzuar Hamasin për pengimin e arritjes së një marrëveshjeje, tha në fundjavë se “kushdo që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje”.

Qytetarët izraelitë dolën në rrugë të hënën për ditën e dytë radhazi, dhe sindikata më e madhe e punëtorëve nisi një grevë të përgjithshme, për t’i bërë trysni Qeverisë ta arrijë një marrëveshje për kthimin e pengjeve.

Negociatat, me ndërprerje të kohëpaskohshme, nën ndërmjetësimin e ShBA-së, Katarit dhe Egjiptit, kanë dështuar të prodhojnë marrëveshje për propozimin e shtruar nga Bideni në maj.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dukagjini triumfon në minutat e fundit ndaj Malishevës

Kosova Times Kosova Times May 6, 2023
Arrestohen tre persona në Pejë për sulm ndaj personit zyrtar
Policia franceze arreston të dyshuarin për shpërthimin afër sinagogës
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
NATO shqyrton mënyrat për të forcuar lidhjet me Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?