By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dardanët nisin përgatitjet, Muric e Sahiti besojnë në fitore ndaj Rumanisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Dardanët nisin përgatitjet, Muric e Sahiti besojnë në fitore ndaj Rumanisë
Sport

Dardanët nisin përgatitjet, Muric e Sahiti besojnë në fitore ndaj Rumanisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 8:31 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh.

Dardanët u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion.

Në seancën e parë stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 15 futbollistë, ndërsa lojtarët që zhvilluan ndeshje me klubet e tyre të dielën, u përqendruan në rigjenerimin në palestër.

Atmosfera në kampin dardan ishte jashtëzakonisht pozitive, e cila u theksua edhe më shumë me ardhjet e reja në skuadër si Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, si dhe me rikthimin e Emir Sahitit pas një kohe të gjatë.

Stërvitja e parë u karakterizua pa ndonjë ngarkesë të madhe, me përzgjedhësin Foda që u fokusua në dhënien e udhëzimeve për strategjinë dhe taktikat që synon të zbatojë në fushë. Para fillimit të stërvitjes, skuadra kreu edhe analizën e ndeshjes së fundit kundër Norvegjisë, për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të përmirësuar performancën e ekipit në ndeshjet e radhës.

E pas stërvitjes opinionet e tyre i dhanë Arjanet Muric dhe Emir Sahiti.

Muric: Mezi presim t’i fitojmë ndeshjet

“Të gjithë jemi këtu që në mëngjes. Pra, përgatitje e mirë. Të gjithë jemi në kohë. Kështu që duket se të gjithë janë gati për ndeshjet. Ne mezi presim t’i fitojmë ndeshjet. Sigurisht që do të jemi të emocionuar të luajmë ndeshjen kundër Rumanisë, dhe mendoj se duhet të marrim revansh tri herë ndaj tyre, kështu që do të bëjmë gjithçka për t’i mundur dhe për t’i bërë ata të ndihen se do të kenë një ditë të vështirë në Kosovë. Mezi presim t’i mundim, të stërvitemi mirë dhe gjithçka tjetër. Ndjehemi shumë të sigurt”.

Sahiti: Do ta fitojmë ndeshjen kundër Rumanisë

“E falënderoj fillimisht trajnerin për ftesën. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Rikthehem pas dy vitesh. Shpresoj të jap maksimumin në fushë dhe më të mirën time. Asgjë s’ka ndryshuar, përveç se kanë ardhur disa lojtarë të rinj dhe të gjithë më kanë pritur mirë dhe ndihem shumë mirë bashkë. Mezi po pres që nëse trajneri ma jep mundësinë të jap më të mirën. Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren. Rumania ka një ekip të mirë, por ne duhet të fokusohemi tek ekipi ynë dhe besoj se do ta fitojmë ndeshjen kundër Rumanisë. Dardanët janë lojtari ynë i 12-të dhe shpresoj të vijnë në numër sa më të madh, sepse kur i kemi ata prapa ndihemi më të fuqishëm”, ka thënë Sahiti.

Ndeshja Kosova-Rumania luhet të premten mbrëma dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

TAGGED: #Kombëtarja e Kosovës, #Rumania
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jahjaga përgëzon vendimin e Gjykatës për dënimin e të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Samantha Harvey fiton Çmimin Man Booker 2024
Arrestohen 4 persona për fajde, detyruan një person t’iu paguaj 164 mijë €
Kreditë e reja shënojnë rritje për muajin shkurt me 24.28 për qind
Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së: Vendimi për rritjen e tarifave ishte i drejtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?