By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Khodorkovsky: Me inkursionin në Kursk, Kievi synon t’i tregojë Perëndimit se “vijat e kuqe s’ekzistojnë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Khodorkovsky: Me inkursionin në Kursk, Kievi synon t’i tregojë Perëndimit se “vijat e kuqe s’ekzistojnë”
Ballina 2Rajon / Botë

Khodorkovsky: Me inkursionin në Kursk, Kievi synon t’i tregojë Perëndimit se “vijat e kuqe s’ekzistojnë”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 10:09 AM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth tri javë më parë në rajonin perëndimor Kursk të Rusisë, mbetet një “element i rëndësishëm i luftës”, thotë figura e rëndësishme opozitare ruse, Mikhail Khodorkovsky, në një intervistë për Current Time.

Operacioni në territorin rus, pas luftimeve vetëm në Ukrainë prej vitesh, ia ka ngritur moralin Ukrainës dhe ia ka dhënë një goditje mbështetjes së brendshme të presidentit rus, Vladimir Putin, tha Khodorkovsky në margjinat e konferencës ndërkombëtare të sigurisë, Globsec, në Pragë, më 1 shtator.

“Ndihma që shteti [rus] po ua jep njerëzve të cilët i ka zënë lufta, nuk është e duhura”, tha Khodorkovsky, duke shtuar se shumica e shoqërisë ruse nuk e sheh inkursionin si operacion ushtarak, por më shumë si një lloj “fatkeqësie natyrore”.

“Dhjetë mijë rublat e Putinit [110 dollarë] janë fyerje për njerëzit. Dhe kështu e sheh edhe populli këtë ndihmë”, tha ai.

Ky reagim e bën edhe më të madh rrezikun politik për Qeverinë ruse për të bërë thirrje për një mobilizim të ri të trupave për luftën kundër Ukrainës, argumentoi Khodorkovsky.

“Shndërrimi i luftës në përpjkeje kombëtare është një vendim që [Putini] ka drojë ta marrë”, sipas tij.

Qeveria e Putini i ka përdorur mediat për ta parandaluar fillimin e “lodhjes nga lufta”, duke i e bindur publikun e gjerë se “nuk ka luftë”.

“Sapo ai ta krijojë ndjesinë se ka luftë, koha do të fillojë të mbarojë”, tha Khodorkovsky, duke shtuar se “ne thjesht nuk e dimë se sa kohë ka mbetur, duke qenë se operacioni special ushtarak po zhvillohet tash e një kohë”.

Për Ukrainën, inkursioni është pjesë e përpjekjeve të Kievit për t’i bindur partnerët e vet perëndimorë se nuk ka kuptim vendosja e “vijave të kuqe” në lidhje me ofensivat kundër Rusisë.

“Është e qartë se burokracitë në të gjitha vendet – posaçërisht Shtetet e Bashkuara – janë shumë frikacake”, argumentoi Khodorkovsky.

“Ata duhet ta dëshmojnë se vijat e kuqe nuk ekzistojnë, apo të paktën ato nuk ndodhen këtu. Ky hap ka zemëruar shumë burokracitë [perëndimore], edhe pse ato nuk e kanë shfaqur këtë ende. U pëlqeu apo jo, atyre u është dëshmuar se vijat e kuqe nuk janë aty ku këto burokraci parafytyrojnë se ajnë. Kjo e bën [inkursionin] shumë të rëndësishëm”, tha ai.

Khodorkovsky, 61 vjeç, ka qenë njëri prej burrave më të pasur të Rusisë.

Ai u arrestua më 2003, gjoja për akuzat për mashtrim, për të cilat mbështetësit e tij thonë se u sajuan për ta ndëshkuar atë për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe për ta lehtësuar marrjen e aseteve të bizneseve të tij nga figurat e afërta me Putinin.

Më 2005, ai u dënua me nëntë vjet burgim. Megjithatë, Putini e fali atë në dhjetor 2013 dhe e dëboi nga vendi.

Prej atëherë, Khodorkovsky, me bazë në Londër, i ka financuar një numër iniciativash opozitare ruse. Në maj 2022, Qeveria e Rusisë e shpalli atë “agjent të huaj”.

Në prill 2023, Khodorkovsky ishte në mesin e një grupi të madh opozitarësh së rëndësishëm rusë në mërgim, që e nënshkruan Deklaratën e Forcave Demokratike të Rusisë, e cila e shpalli Qeverinë e Putinit “të jashtëligjshme dhe kriminale” dhe kërkoi që trupat ruse të tërhiqen nga “të gjitha territoret e okupuara” në Ukrainë.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

TAGGED: #Mikhail Khodorkovsky, #Rusia, #Vijat e kuqe, Ukraina
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Xhaferi uron Kosovën, 15 vite më parë vendim historik e i shumëpritur

Kosova Times Kosova Times February 17, 2023
Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë
Privohet nga liria një shtetas i Kosovës lidhur me aksidentin fatal në trafik që ndodhi mbrëmë në magjistralen Gostivar-Kërçovë.
Familja siriane kreu 110 krime në Gjermani
Kurti në veri, viziton njësitet e policisë për Kurban Bajram
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?