By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu e kritikon Britaninë për pezullimin e eksportimit të disa armëve në Izrael
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu e kritikon Britaninë për pezullimin e eksportimit të disa armëve në Izrael
Rajon / Botë

Netanyahu e kritikon Britaninë për pezullimin e eksportimit të disa armëve në Izrael

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 3:23 PM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se Qeveria e Britanisë së Madhe mori “vendim të turpshëm” kur i pezulloi licencat e eksportimit të disa llojeve të armëve në Izrael.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, tha të hënën se Qeveria britanike i ka pezulluar 30 prej 350 licencave të eksportimit të armëve me Izraelin, për shkak të rrezikut se ato mund të përdoren për të kryer shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar.

Vendimi, i cili u mor një ditë pasi forcat izraelite i nxorën trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel në Rripin e Gazës, u dënua shpejt nga një numër i ministrave izraelitë.

“Ky vendim i turpshëm nuk do ta ndryshojë përkushtimin e Izraelit për ta mposhtur Hamasin [grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian], i cili është organizatë terroriste që vrau egërsisht 1.200 njerëz më 7 tetor, përfshirë 14 shtetas britanikë”, tha Netanyahu në një postim në rrjetet sociale.

“Hamasi ende po i mban mbi 100 pengje, përfshirë 5 shtetas britanikë. Në vend se të qëndrojë përkrah Izraelit, një demokraci që mbron veten nga barbarizmi, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do ta forcojë Hamasin”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se “me apo pa armët britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do ta sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët”.

Pak pasi Partia Laburiste i fitoi zgjedhjet në korrik, Lammy tha se do ta rishikonte shitjen e armëve për Izraelin, për t’u siguruar se shitja është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Eksporti i armëve britanike përbën më pak se 1 për qind të totalit të armëve që importon Izraeli, prandaj ministri tha se pezullimi nuk do të kishte ndikim material në sigurinë e Izraelit dhe se Britania vazhdon ta mbështes të drejtën izraelite për vetëmbrojtje.

Liderët izraelitë dhe palestinezë janë duke u hetuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në jug të Izraelit, ku u vranë 1.200 njerëz.

Përgjigja e Izraelit në Gazë ka bërë që më shumë se 40.000 palestinezë të vriten, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore

Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin

Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit

Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

TAGGED: #Armatimi, #Benjamin Netanjahu, #Britania
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Pastrimi i rrugës më të rrezikshme të Kirgizisë
Minatorët grevist marrin mbështetje nga minatorët e SHBA-së
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
Kurti viziton termocentralet Kosova A dhe B: Kemi stabilitet energjetik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?