By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje
September 17, 2025
Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës
September 17, 2025
Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi
September 17, 2025
Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës
September 17, 2025
Oriz me spinaq dhe kungulleshka
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbët sërish protestojnë kundër mbylljes së institucioneve paralele
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serbët sërish protestojnë kundër mbylljes së institucioneve paralele
Ballina 1Lajme

Serbët sërish protestojnë kundër mbylljes së institucioneve paralele

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 10:04 AM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve paralele serbe, që së fundi u mbyllën nga autoritetet e Kosovës, kanë protestuar para objekteve ku gjendeshin këto institucione.

Protestuesit, përfshirë punonjës të komunës paralele të Mitrovicës, thanë se tubimi i tyre është paqësor dhe përsëritën se administrata e kësaj komune, që Kosova e konsideron ilegale, ka ofruar shërbime për të gjithë qytetarët.

Protesta në Mitrovicë të Veriut më 3 shtator 2024.
Protesta në Mitrovicë të Veriut më 3 shtator 2024.

Më 30 gusht, në një aksion në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe. Qeveria e Kosovës tha se institucionet e mbyllura kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e mbyllura me 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Shasha Petroviq, udhëheqës i administratës në komunën paralele të Mitrovicës, tha se kjo komunë ka punuar pa ndërprerje që nga viti 1945, duke ofruar shërbime për qytetarët pa dallim kombësie e feje. Ai pretendoi se autoritetet e Kosovës ua kanë ndaluar punën pa ndonjë vendim, njoftim apo shpjegim.

Petroviq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas Bashkimit Evropian, që t’i ndihmojnë që të kthehen në punë.

Vuçina Jankoviq, kryetar i Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, institucionit të mbyllur që ka funksionuar sipas sistemit serb, tha se “këto nuk janë institucione paralele, por institucione që ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.

Ai tha se po protestojnë në mënyrë paqësore, demokratike, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që “t’i thërrasin mendjes dhe të na lejojnë të kthehemi në punë”. Ai po ashtu kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar, “i cili flet për sundim të ligjit dhe mbrojtjen e minoriteteve që të ndërmarrin hapa konkretë në përputhje me mandatin dhe misionin e tyre”.

Afër vendit ku serbët protestuan më 3 shtator u panë dy automjete të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Dy vetura të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë janë vendosur në afërsi të vendtakimit të serbëve të martën në mëngjes.

Në disa nga objektet që më herët ishin përdorur nga institucionet, që funksionin sipas sistemit serb, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, duke i cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.

Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

You Might Also Like

Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës

KQZ merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale

Arrestohen tre persona për vjedhje pylli dhe kanosje ndaj zyrtarëve

SHBA mbështet pavarësinë e Kushtetueses

Paul Williams nis dëshminë në Hagë

TAGGED: #Serbët, #Strukturat paralele, #Veri
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nxënësi i Milosheviqit-Daçiq: “RS është arritja më e madhe në historinë e re serbe!”

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Arrestohet një i dyshuar për marrje ryshfeti
Gjobë ndaj dy shoferëve që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj
Birra e parë shqiptare që nga ky muaj do të tregtohet edhe në Kosovë
Tajani takoi Osmanin: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?