By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup: Nismë për t’i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkup: Nismë për t’i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi
Ballina 2Rajon / Botë

Shkup: Nismë për t’i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 7:25 PM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e hapi sot debatin për interpelancën ndaj Kryetarit të Parlamentit, zotit Afrim Gashi, me kërkesë të partisë maqedonase ‘E Majta’, e cila e akuzon atë për shkeljen e rregullores së punës së kuvendit dhe për nxitjen e disa skandaleve. Partitë shqiptare e shikojnë nismën për interpelancë (mocion mosbesimi) si të motivuar mbi baza etnike. Shumica e ligjvënësve nuk e mbështesin këtë nismë.

Nisma e partisë nacionaliste maqedonase ‘E Majta’ për t’i hequr votëbesimin Kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi duket se nuk do të rezultojë me largimin nga posti të kreut të institucionit ligjvënës, për shkak se për këtë nuk ka vota të mjaftueshme. Partitë e pushtetit dhe koalicioni Fronti Evropian i opozitës nuk e mbështesin interpelancën.

Partia “E Majta” e akuzon zotin Gashi për shkeljen e rregullores së parlamentit dhe për një sërë skandalesh, sipas saj. Dimitar Apasiev i partisë ‘E Majta’ thotë se kryetari i parlamentit nuk e respekton gjuhën dhe flamurin maqedonas; se ka shkelur parimin sekular të shtetit duke organizuar një lutje fetare në parlament; se ka ndërhyrë kundër ligjeve në rastin e kontrollit në aeroportin e Shkupit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ka keqpërdorur shërbimet zyrtare dhe policore me pjesëmarrjen e tij në një dasmë në Kosovë.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit nismën për mocionin kundër tij e sheh si përpjekje për thellimin e ndarjeve në shoqëri, për heqjen dorë nga rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe nga anëtarësimi në NATO. Zoti Gashi akuzoi partinë ‘E Majta’ për qëndrimet, siç tha, “albanofobe dhe islamofobe”.

”Ne të gjithë flasim me zë të lartë për BE-në; qytetarët flasin për bashkëjetësën. Të gjithë themi se jemi këtu bashkë në të mirë dhe në të keqe, ndërsa vetëm kjo parti (E Majta) flet kundër tri shtyllave themelore të shoqërisë sonë: orientimin tonë euroatlantik, përkushtimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përkushtimin tonë për harmoni ndëretnike. Është shumë keq kur luan në kartën e nacionalizmit të gjykimit të tjetrit pa i dëgjuar të gjitha faktet dhe argumentet”, tha zoti Gashi.

Lidhja Social Demokrate e opozitës e mbështetë interpelancën ndaj zotit Gashi, duke e akuzuar atë për rastin në aeroportin e Shkupit dhe udhëtimin me veturë zyrtare në një dasmë në Kosovë, me ç’rast e gjithë kolona e krushqëve kishte kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë pa iu nënshtruar kontrollit të dokumenteve personale në pikën kufitare të Bllacës.

Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër interpelancës.

“Për faktin që… konstatojmë dhe jemi të mendimit se motivi për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit të parlamentit, por ka të bëjë me përkatësinë e tij etnike”, tha Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.

Por, zoti Xhaferi theksoi se Fronti Evropian ka vërejtje për punën e kryetarit të parlamentit për shkak të mosrespektimit të vazhdueshëm, sipas tij, të procedurave të vendosura me rregulloren e punës së parlamentit.

Kryeministri dhe kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski e ka quajtur “sjellje të papjekur dhe të krisur” të Lidhjes Social Demokrate, BDI-së dhe të Majtës duke shtuar se nuk ka asnjë bazë për interpelancë ndaj kryetarit te parlamentit, Afrim Gashi.

Partia ‘E Majta’ ka gjashtë deputetë në parlament dhe së bashku me 18 deputetët e Lidhjes Social Demokrate nuk e arrin numrin e duhur prej 61 ligjvënësve për ta rrëzuar nga posti kryetarin e Parlamentit.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

TAGGED: #Afrim Gashi, #Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, #Mocion mosbesimi
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vettingu riaktualizohet pak para zgjedhjeve

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Këto janë familjet më të pasura në botë: Pronarët e një marke fitojnë 300 mijë dollarë në minutë
Gërvalla: Se Daçiqi rrenë, s’ka nevojë për dëshmi, ai ka 30 vjet që e bën
Aktakuzë për krim lufte, qytetari serb dyshohet për vrasjen e 3 shqiptarëve
Dramë në det, përplasen dy mjete lundruese, ka të lënduar…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?