By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Ballina 1Lajme

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Kosova Times
Last updated: 2024/09/03 at 5:28 PM
Kosova Times Published September 3, 2024
Share
SHARE

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale mund të konsiderohet i paligjshëm, pasi ajo nuk i ka respektuar ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, thotë Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Ligjet e përcaktojnë qartë se kush e propozon pagën minimale, thotë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Se a janë shkelur ato, është organ tjetër që vendos. Ligjet janë të qarta”, sipas tij.

Bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social, Ligjin e punës dhe Ligjin e pagave.

Sipas këtyre ligjeve, vendimi për rritjen e pagës minimale duhet të bëhet në fund të çdo viti kalendarik me propozim të Këshillit Ekonomiko-Social (KES), ose pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës (MFPT) e informon Këshillin për një propozim të ri në Qeverinë e Kosovës.

Këshilli Ekonomiko-Social përbëhet nga pesë përfaqësues të punëtorëve (sindikatave), pesë përfaqësues të punëdhënëseve (odat ekonomike) dhe pesë zyrtarë që caktohen nga Qeveria.

Më 28 gusht, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ta rrisë pagën minimale në 350 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat të të gjitha moshave.

Vendimi, i cili është marrë vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri për pagën minimale, pritet të fuqizohet më 1 tetor.

Deri më tash, punëtorët me pagë minimale në Kosovë kanë marrë 130 deri në 170 euro në muaj.

Çka thonë palët në KES?

Atdhe Hykolli, udhëheqës i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se ky mekanizëm nuk ka bërë ndonjë propozim për pagën minimale. Sipas tij, as ministri i Financave, para propozimit të vlerës së saj në Qeveri, nuk është konsultuar apo nuk e ka informuar atë. Ngjashëm pohon edhe Rafuna.

“Nëse është shmangur kjo procedurë, vendimi i Qeverisë mund të konsiderohet i paligjshëm, pasi ajo nuk e ka respektuar ligjin që vetë e ka propozuar dhe që Kuvendi e ka miratuar”, thotë Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili, mes tjerash, monitoron zbatimin e ligjeve në vend.

Qeveria nuk ka kurrfarë shpjegimi përse paga minimale është bërë 350 euro, pse jo 400, 500, 200…”

Me gjithë pyetjet e disahershme të REL-it në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve se a është konsultuar me Këshillin Ekonomiko-Social dhe a e ka informuar atë për rritjen e pagës minimale, ky institucion nuk është përgjigjur.

Për Visar Ymerin, drejtor i Institutit për Politika Sociale në Prishtinë “Musine Kokalari”, mënyra se si është marrë vendimi për rritjen e pagës minimale, është “arbitrare”.

Sipas tij, Qeveria po mundohet ta përjashtojë dialogun social.

“Mesa kam parë unë, Qeveria nuk ka kurrfarë shpjegimi përse paga minimale është bërë 350 euro, pse jo 400, 500, 200… Ky arbitraritet i Qeverisë bën dy dëme njëkohësisht. Në njërën anë bën shkelje ligjore, duke i përjashtuar përfaqësuesit e punëtorëve dhe bizneseve nga dialogu social dhe, në anën tjetër, ne nuk dimë se sa është e mjaftueshme kjo pagë”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.

Çka thonë ligjet?

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social (KES) në vitin 2011 – një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit të punës.

Në bazë të Ligjit të punës, Qeveria e Kosovës, në fund të çdo viti kalendarik, e përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social dhe më pas ajo vendoset nga Qeveria, sipas kritereve të caktuara.

Në Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social thuhet, po ashtu, se Ministria e Financave duhet të shpallë ftesë publike për konkurs për përfaqësimin në këtë mekanizëm për organizatat e të punësuarve dhe punëdhënësve.

Hykolli thotë se ky këshill nuk funksionon që nga viti i kaluar, pasi mandati katërvjeçar i anëtarëve të tij ka skaduar dhe se konstituimin e tij duhet ta bëjë Ministria e Financave.

Kjo e fundit nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it as në lidhje me konstituimin e këtij këshilli.

Ndryshimet në ligj

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro është bërë vetëm pesë ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për pagën minimale, në bazë të të cilit vlera e saj ishte 264 euro.

Në atë ligj, që përcakton shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore me të ardhura personale vjetore, thuhet se Qeveria, në fund të çdo viti kalendarik, e përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social.

Por, në ndryshimin që është bërë në ligj, thuhet se “në mungesë të një propozimi të tillë, Ministria për Financa, pas informimit të Këshillit Ekonomiko-Social, mund të parashtrojë një propozim të tillë për Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Rafuna thotë se as këtë ndryshim në ligj, ministria në fjalë nuk e ka respektuar.

“Do të thotë, nuk e ka dërguar asnjë informatë. Së paku të njoftonte se po propozon pagë minimale në Qeveri. Është totalisht mungesë e dialogut social dhe e transparencës”, thotë Rafuna.

Jakaj thotë se Këshilli Ekonomiko-Social nuk mund të trajohet si joekzistent.

“Në rastin konkret, vendimi mund të kontestohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative nga ana e Avokatit të Popullit, shoqatave sindikale apo organizatave të tjera”, thotë Jakaj.

Padia, sipas tij, mund të iniciohet brenda afatit prej 30 ditësh që nga data e publikimit të aktit administrativ përfundimtar.

Për mundësinë e ngritjes së ndonjë padie, Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës, por asnjëra palë nuk u përgjigj, duke thënë ato janë të interesuara fillimisht për konsolidimin e Këshillit Ekonomiko-Social.

Duke u përgjigjur me shkrim pyetjes së njëjtë të REL-it, Avokati i Popullit tha se vendimet e Qeverisë mund të sfidohen me procedura gjyqësore, “por në rastin konkret nuk mund të konstatojmë pa një vlerësim se a ka hapësirë për inicim të padisë”.

Përndryshe, vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011 dhe ajo ka mbetur më e ulëta në Evropë.

You Might Also Like

Kurti viziton Bashën, i dhuron pikturën e Rexhep Selimit

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

Kosova mirëpret marrëveshjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Arrestohet analisti i sigurisë, Fatmir Sheholli

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

TAGGED: #Ligji, #Pagat
Kosova Times September 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hovenier: ShBA në mbështetje të një të ardhme energjetike më të qëndrueshme

Kosova Times Kosova Times December 19, 2023
Çfarë kanë nxjerrë mediat ruse nga fjalimi i Vuçiqit?
Guvernatorja e Iowas Reynolds diskuton me Odën Amerikane për bashkëpunimin ekonomik
`Nga lufta në liri`, ekspozitë që kujton luftën, lirinë dhe respektin
Blair: Pres me padurim Kosova ta zë vendin në familjen e kombeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?