By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele
Ballina 1Lajme

Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 2:12 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka thënë të mërkurën se do t’i intervistojë pesë persona, të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve”, lidhur me pesë institucionet paralele serbe, në veri të Kosovës, të cilat janë mbyllur më 30 gusht.

Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i ka bërë katër ftesa, ndërsa e pesta do të dërgohet më vonë.

Policia nuk ka bërë të ditur se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka thënë se intervistat do të realizohen me kërkesë të Prokurorisë.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – të cilët kanë qenë në krye të organeve paralele serbe.

Ata janë arrestuar më 30 gusht në një aksion policor të kryer njëkohësisht në disa lokacione në veri të Kosovës.

Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës të Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në disa nga objektet që më herët janë përdorur nga institucionet paralele, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.

Punëtorët e atyre institucioneve paralele kanë protestuar dy ditë kundër mbylljes së tyre.

Drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh negociator kryesor në dialog, ka thënë përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se “Kurti vazhdon të bëjë terror”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës.

“Urdhri për marrjen në pyetje të liderëve të Listës Serbe, si të dyshuar, është tregues i persekutimit brutal politik të liderëve të serbëve nga veriu i urdhëruar nga Albin Kurti, i cili do të ketë pasoja të mëdha”, ka thënë Petkoviq, duke pretenduar që nëse do të formohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, “ne nuk do të ishim në këtë situatë sot “.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur të premten pesë institucione paralele serbe, duke thënë se ato kanë vepruar nën udhëheqjen e Serbisë dhe “kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Perëndimi e ka kritikuar Kosovën për ato që i ka konsideruar si veprime të njëanshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se, veprimet për shtrirje të sovranitetit janë legjitime, por që suksesi varet nga bashkëpunimi me aleatët.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

TAGGED: #Intitucionet paralele, #Policia e Kosovës
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Prigozhin u shfaq në Afrikë dhe foli për punën e Wagner PMC
Haradinaj: Do ta votonim buxhetin sikur të kishte qeveri
Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën
Putini po përgatit një operacion të madh ushtarak?! Kremlini përpunoi dy skenarë të mundshëm, i treti varet vetëm nga vendimi i Lukashenkos
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?