By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria bavareze në shënjestër të kritikave për islamofobi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Qeveria bavareze në shënjestër të kritikave për islamofobi
Ballina 2Rajon / Botë

Qeveria bavareze në shënjestër të kritikave për islamofobi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 3:25 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Autoritetet në landin jugor gjerman të Bavarisë fshinë një video, e cila paralajmëronte për rreziqet e ekstremizmit islamik.

Disa politikanë e përshkruan atë si “mbeturinë raciste” dhe e krahasuan me propagandën e epokës naziste.

Videoja e publikuar në X nga Ministria e Brendshme e Bavarisë më 2 shtator kishte një muzikë serioze në sfond dhe shfaqte një klerik të vizatuar mysliman duke qeshur, teksa gëlltiste një grua të re. Gruaja më pas shfaqet e veshur me hixhab, duke qarë dhe duke pastruar kuzhinën në një martesë poligamie.

Me qëllimin e deklaruar për të paralajmëruar për rreziqet e salafizmit – një lëvizje kjo sunite ultra-konservatore – videoja shkaktoi reagime pothuajse të menjëhershme nga disa ligjvënës gjermanë, të cilët e akuzuan ministrinë për shpërndarje të propagandës së papërpunuar dhe për nxitje të ndjenjave antimyslimane.

“Një videoklip tërësisht racist nga Ministria e Brendshme bavareze! Patetike, sidomos në këto kohë! Në vend të dëbimit dhe nxitjes, ne duhet të mbajmë një qëndrim kundër racizmit antimysliman”, shkroi në platformën X Nicole Gohlke, anëtare e Parlamentit gjerman nga Partia e Majtë.

Videoja u publikua në kohën kur në shoqërinë gjermane, sipas studiuesve, është duke u rritur islamofobia, si dhe numri i incidenteve antimyslimane.

Ajo erdhi, po ashtu, pas suksesit zgjedhor që shënoi partia kundër imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dy lande gjermane, më 1 shtator.

“Urrejtje dhe nxitje direkt nga ministria, kur një ditë më parë ishin ende të befasuar me rezultatet e mira të AfD-së”, shkroi në X ligjvënësi i Partisë së Majtë, Ferat Kocak.

Kocak pyeti, gjithashtu, nëse Ministria e Brendshme bavareze është duke përdorur karikatura, të cilat kujtojnë propagandën naziste kundër hebrenjve, për të nxitur urrejtje kundër myslimanëve.

Avokatja Niema Movassat, një politikane tjetër e Partisë së Majtë dhe ish-deputete, e cilësoi videon si “mbeturinë të pabesueshme raciste” dhe tha se do të shqyrtojë një ankesë të mundshme penale për nxitje, kundër ministrit të Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann.

 Ministria e fshiu më vonë postimin në X dhe i tha Radios Evropa e Lirë më 3 shtator se i vjen “shumë keq nëse videoja ka çuar në acarim dhe keqkuptime”.

“Ne i marrim kritikat për videon shumë seriozisht dhe e kemi ndalur fushatën për momentin”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë me shkrim.

Zëdhënësi tha se videoja ishte pjesë e një fushate të re në mediat sociale “për t’i informuar njerëzit për rreziqet që paraqesin salafistët dhe islamistët e tjerë”, si dhe “për t’i demonstruar metodat e tyre”.

“Meqenëse puna për parandalimin dhe deradikalizimin në luftën kundër salafizmit është shumë e rëndësishme për ne, ne do t’i ripunojmë skenat e videos. Megjithatë, rreziqet e salafizmit nuk duhet të banalizohen”, tha zëdhënësi.

Videoja në fjalë shfaqte gruan e re edhe duke u joshur përmes mediave sociale, pasi pyeti në internet nëse grave myslimane u lejohet të përdorin grim.

Fotografi e shkëputur nga videoja.
Fotografi e shkëputur nga videoja.

Komisioni Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka “ndonjë koment specifik për këtë video”.

“Gratë myslimane luajnë një rol shumë aktiv në shoqërinë e BE-së. Kjo është një gjë pozitive”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Rreth 5.5 milionë ndjekës të Islamit jetojnë në Gjermani – prej tyre rreth tre milionë janë shtetas gjermanë.

Këto janë të dhëna të Konferencës Gjermane të Islamit – një nismë e ndërmarrë qysh në vitin 2006 nga Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë, e cila mbikëqyr çështjet e azilit, migrimit dhe integrimit në këtë vend.

Christiane Feichtmeier, zëdhënëse për politikën e brendshme të Partisë së Social-Demokratëve në Bavari, tha për agjencinë DPA se videoja “e ka bërë atë që ta tundte kokën”.

Ajo tha se lufta kundër salafizmit është e rëndësishme, por se “nuk bën të ndodhë që paratë e taksapaguesve të shpenzohen për diçka që nuk funksionon ose ndoshta edhe shkakton dëm. Kjo është, padyshim, përshtypja që lë videoja tek unë dhe të tjerët”, raportoi DPA.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një mjek në Gjermani: Nuk kam parë kurrë më shumë njerëz të sëmurë

Kosova Times Kosova Times December 17, 2022
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit nga serbët
Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it
Haradinaj: Beogradi të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës
Sylvinho: Krenar me ekipin, premtoj se do të luftojmë edhe ndaj Spanjës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?