By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus
January 25, 2026
Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014
January 25, 2026
Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës
January 25, 2026
VIDEO: Momenti kyç i vrasjes në Minneapolis është kapur, dëshmitarët thonë: ‘Alex nuk kishte armë, ai kishte një kamerë!’
January 25, 2026
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sofizmi i Albin Kurtit dhe e vërteta si paradoks
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sofizmi i Albin Kurtit dhe e vërteta si paradoks
Opinion

Sofizmi i Albin Kurtit dhe e vërteta si paradoks

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 7:43 AM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Dastid PALLASKA

Sofizmi paraqet një “argument” të pavërtetë, të cilin autori e di që është i pavërtetë dhe – përkundër kësaj – e përdorë për të vënë të tjerët në lajthitje.

Në fjalor, sofizmi përkufizohet si “argument i zgjuar por i pavërtetë që përdoret për të mashtruar të tjerët me qëllim.”

Në thelb, sofizmi është manipulim.

Edhe pse sofizmi është i pranishëm kudo, përfshirë shkencën, sot atë e gjejmë në versionin më të keq tek politikanët manipulues dhe popullistë që shtrembërojnë paturpësisht të vërtetën për të ardhur dhe mbetur në pushtet.

Për shembull, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti – me sofizëm – i bindi mbi 50% të votuesve se periudha kohore 1999 – 2021 ka qenë më e keqja në historinë e Kosovës. Kjo përkundër faktit të pamohueshëm se gjatë kësaj periudhe vendi ishte çliruar dhe pavarësuar për herë të parë në historinë e vet.

Pre e kësaj gënjeshtre nuk ishin vetëm votuesit por edhe partitë opozitare, të cilat e pranuan sofizmin e Albin Kurtit me “arsyetimin” se ekspozimi i gënjeshtrës së tij iu humbë vota. Opozita ende nuk po arrin të këndellet nga ky gabim i rëndë.

Ky shembull tregon se efekti më i dëmshëm i sofizmit nuk është propagimi i gënjeshtrave por shndërrimi i të vërtetës në paradoks, diçka e pabesueshme edhe pse e vërtetë.

Sofizmi është i rrezikshëm edhe për shkak se i bën sofistët të duken të mençur edhe pse nuk janë. Me sofizëm, një mashtrues ordiner mund të duket intelektual apo shkencëtar apo politikan vizionar.

Edhe pse sofizmi i Albin Kurtit nuk ishte aq i zgjuar, ai e ka përdorur me mjeshtëri këtë instrument të manipulimit për të ardhur në pushtet. Kjo edhe për shkak se sofizmi i tij pothuajse kaloi pa asnjë rezistencë nga opozita e organizuar politike në vend.

Fitimi i lehtë i betejave politike me opozitën që iu nënshtrua sofizmit të tij, e nxiti Albin Kurtin që sot sofizmin ta praktikojë në një shkencë ekzakte, matematikë, për të cilën kishte pretenduar se është “gjeni.”

Për dallim nga kundërshtarët e tij politikë, ekspertët matematikorë e ekspozuan sofizmin e tij shumë shpejtë dhe pa ekuivoke. Kjo e detyroi Albin Kurtin ta pranojë përpjekjen për manipulim, diçka që – me gjasë – po e bën për herë të parë.

Partitë opozitare duhet të marrin mësim nga matematicientët që ekspozuan sofizmin e Albin Kurtit sot. Kjo jo vetëm për të fituar një votë më shumë por për të parandaluar të vërtetën të shndërrohet në paradoks.

Tani që për 5 vite jemi ngopur me sofizëm dhe gënjeshtrat që vijnë me të, qytetarëve duhet ofruar e kundërta e propagandës së Albin Kurtit. E VËRTETA, me të gjitha pjesët e pakëndshme të saj.

Çmontimi i sofizmit të Albin Kurtit duhet të filloj nga gënjeshtra më e madhe e tij, se periudha kur vendi u çlirua dhe pavarësua ishte më e errëta në historinë tonë.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Bëhet publike agjenda e `House of Kosova 2026` në Davos, Zvicër
Shqetësime në rritje për përshkallëzim të situatës në Izrael
Skena të pabesueshme nga Austria: Borë deri në bel, makina dhe shtëpi të varrosura
Pulë me brokoli: Një recetë që do t’ju çojë në Azi në më pak se gjysmë ore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?