By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s
July 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 korrik 2025
July 19, 2025
Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët
July 19, 2025
Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë
July 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çanak flet për `planin` e Vuçiqit për zhvendosjen e serbëve nga Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çanak flet për `planin` e Vuçiqit për zhvendosjen e serbëve nga Kosova
Ballina 1Lajme

Çanak flet për `planin` e Vuçiqit për zhvendosjen e serbëve nga Kosova

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 10:20 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Nenad Çanak, ish-kryetar i Socialdemokratëve të Vojvodinës, ka treguar detaje se çfarë ka mësuar ai për planin e Serbisë për zhvendosjen e serbëve nga Kosova. Në një intervistë në “RTK Prime”, ai ka thënë se gjithçka çfarë ka parë i lidhet me atë se ka një plan për këtë kurth të Serbisë.

Nenad Çanak tha se është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu. Sipas tij, ky është plani i Vuçiqit që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb dhe për këtë arsye po shpërngulet.

Çanak tha se narracioni i Serbisë se Kosova është krahinë e Serbisë dhe që është përkohësisht e okupuar, praktikisht po bie në ujë, sepse, shtoi ai, është e qartë se Kosova është shtet i pavarur, me shumë njohje ndërkombëtare dhe që nuk ka çka të diskutohet për këtë çështje.

Ai shtoi se elita politike në Serbi e ka gënjyer popullin serb në veri të Kosovës se kjo është gjendje e përkohshme, me synimin që, nëse jo e gjithë Kosova, së paku veriu i saj do t’i kthehet Serbisë.

“Disi është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu’, tha Çanak, teksa shtoi se ndonëse nuk është thënë publikisht, potezat e veprimeve çojnë në atë pikë, duke përmendur tërheqjen e serbëve nga institucionet vendore, nga Prokuroria, Gjykata, Policia, etj.

Ai, tutje, përmendi se në Sanxhak dhe në Rashkë po ndërtohen disa ndërtesa që mendohet se do të shërbejnë për serbët e Kosovës. Për këto çështje ai tha se ndjehet i obliguar për ta njoftuar opinionin publik dhe kryeministrin Kurti se çfarë po ndodhë në këto vise.

Megjithatë Çanak tha se serbët e veriut nuk do ta pranonin kërkesën e Vuçiqit që ta braktisin veriun e të shpërnguleshin në Sanxhak për ta dëmtuar Kosovën. Sipas tij, është e rëndësishme për Kosovën që i serbët të qëndrojnë këtu, sepse masa e demokracisë matet me pozicionin e pakicës e jo të shumicës, sidomos te komuniteti serb, ku në këtë përmasë Kosova do të ndërtonte shoqërinë demokratike.

“Ata që kanë luftuar për Kosovën, e kanë bërë atë me qëllimin që askush të mos jetojë siç kanë jetuar ata”, tha Çanak.

Ai, tutje, tha se plani i Vuçiqit është që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb dhe për këtë arsye po shpërngulet.

“Pra Kosova duhet të kujdeset për shtetasit e vet, të përpiqet që të mos bëjë gabime që të përfundojë në ato mbeturina, ku është Serbia sot. Vuçiqi do të akuzojë Kosovën se po detyron serbët të shpërngulen. Për këtë lojë të rrezikshme i kam thënë kryeministrit Kurti që të mos bie në këtë kurth.”, tha Çanak.

Duke folur për situatën e sigurisë, ai përmendi paralajmërimin për bllokimin e kufirit Kosovë-Serbi, si dhe vizitën e Vulinit në Rusi, që për Çanakun, ka një qëllim: që të përhapen kriza të reja të luftës në vendet e tjera.

“Që njerëzit të kenë paqe nw Ballkan, është e domosdoshme që njerëzit të kenë më shumë komunikim, më shumë këmbim informatash”, tha Çanak.

Çanak: Sulmi në Banjskë, mendoj se ka qenë fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Ish-kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Vojvodinës tutje, tha se nuk beson se do të ketë një përsëritje të ndonjë sulmi terrorist, i ngjashëm me atë të Banjskës, sepse, sipas tij, ajo ngjarje ka qenë fundi i përpjekjeve të tilla, sepse përsëritja e përpjekjeve të tilla do të ishte katastrofale për Serbinë. Ai shtoi se këtë e di mirë Vuçiqi.

“Sulmi në Banjskë, mendoj se ka qenë fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës”, tha Çanak.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Nenad Çanak, #Zhvendosja e serbëve nga Kosova
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit

Kosova Times Kosova Times June 19, 2025
Ministri Mehaj uron Ditën e Memoriale të egjiptianëve
De Bruyne tregon kur do të vendos për të ardhmen e tij
Bloomberg raportoi për besimin e Putinit në pushtimin e 4 rajoneve të Ukrainës
KE i FFK-së emëron ekipin drejtues të Kombëtares së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?