By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paralajmërim për bllokim rrugësh, Policia me plan operativ
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paralajmërim për bllokim rrugësh, Policia me plan operativ
Ballina 1Lajme

Paralajmërim për bllokim rrugësh, Policia me plan operativ

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 9:58 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada”, për bllokim rrugësh që çojnë në pikëkalimet kufitare Merdar, Jarinjë dhe Bernjak, të premten, nga ora 18:00 në territorin e Serbisë. Protestuesit nuk do të lejojnë qarkullimin e të gjitha ngarkesave që vijnë nga Serbia në Kosovë dhe automjeteve që posedojnë vetura dhe patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Nga ky këshill kërkojnë tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat e veriut, kthimin e serbëve në institucione dhe që veriu i Kosovës të kontrollohet nga KFOR-i.

Një paralajmërim i të ashtuquajturit “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, ka bërë të ditur ditë më parë se do të fillojnë nga 6 shtatori t’i bllokojnë rrugët nga ana e Serbisë e që çojnë në pikëkalimet kufitare me Kosovën.

Kjo bllokadë, sipas tyre, do të zgjasë derisa Policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu i Republikës.

Lidhur me këtë, nga Policia e Kosovës, në veri, kanë thënë se, si çdo herë, edhe tani kanë plan veprimi.

Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se sipas informacioneve, bllokimi i këtyre rrugëve në Serbi, nëse ndodh, pritet të fillojë në orën 18:00.

“Gjithmonë kur kemi informacione se diçka mund të ndodhë ne kemi planet operacionale nuk na zë diçka në befasi në rast se kemi bllokim të pikave kufitare …”, tha Elshani.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi dhe të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet mes Kosovës e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar numrat kontaktues në rast të ndonjë pengese të shkaktuar nga kjo bllokadë.

Sipas QKMK-së, autoritetet kosovare, në bashkëpunim me partnerët, kanë marrë veprimet e nevojshme për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe kanë inkurajuar qytetarët të informohen vetëm nga burimet zyrtare të Institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

TAGGED: #Bllokim rrugësh, #Plan operativ, #Policia e Kosovës
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike

Kosova Times Kosova Times November 20, 2025
Në fuqi udhëzimi administrativ, vërejtjet shëndetësore në pakot e duhanit
Horoskopi ditor për 22 Prill 2025
Rama: Po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike, mos votoni shkarkimin e kryesuesit
Kaos në Francë! Shpërthejnë trazirat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?