By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania i bën thirrje Izraelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania i bën thirrje Izraelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania i bën thirrje Izraelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 4:50 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndalë projektet e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun e uzurpuar Perëndimor gjatë një vizite në Tel Aviv të premten.

Kryediplomatja gjermane i vizitoi dje Arabinë Saudite dhe Jordaninë në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t’i nxitur Izraelin dhe Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – të arrijnë marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden tha më herët këtë javë se beson se marrëveshja për armëpushim është e arritshme.

Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë që trupat izraelite duhet të qëndrojnë përgjatë vijës kufitare mes Gazës dhe Egjiptit për çështje sigurie. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Baerbock i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit t’i japë fund projekteve për ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin e besimit në rajon.

Duke folur pas takimit me homologun e vet izraelit, Israel Katz në Tel Aviv, ajo tha se ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.

“Sipas mendimit tim, Qeveria izraelite mund ta rifitojë besimin e humbur ndërkombëtar duke i ndalur projektet e ndërtimit të vendbanimeve si hap i parë”, tha ajo.

Qeveria izraelite duhet gjithashtu të “të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër akteve të dhunshme që po kryhen nga kolonët radikalë”, tha Baerbock.

Para dy muajve, Izraeli e aprovoi ndërtimin e më shumë se 5.000 njësive banimi në disa vendbanime në Bregun Perëndimor.

Baerbock pritet të takohet edhe me kryeministrin e Autoritetit Palestinez, Mohammed Mustafa, në Ramallah.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.

Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Annalena Baerbock, #Israel Katz
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ekspertët kryesorë mbështesin kritiken e agresionit të Rusisë

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
Ibishi: Kundërshtimi ndërkombëtar fuqizoi rezistencën në veri
Liverpooli ‘rrëzon’ Arsenalin në ‘Emiratës’
Mediat ukrainase raportuan për sulme raketore në gjashtë rajone
Përfaqësuesit izraelitë kritikuan Putinin për fjalët për Zelensky
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?