By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerët e shtetit e vlerësojnë lartë Policinë e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krerët e shtetit e vlerësojnë lartë Policinë e Kosovës
Ballina 1Lajme

Krerët e shtetit e vlerësojnë lartë Policinë e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 12:41 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës po e shënon 25 vjetorin e themelimit me aktivitete të ndryshme. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet me të besueshme në vend.

Në ceremoninë qendrore për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë, Osmani ka thënë se puna e tyre ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi dhe ligji.

“6 shtatori shënon një moment të rëndësishëm të Policisë sonë, një ditë që nuk është vetëm një festë e institucionit por nderim për sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si gardianë të rendit, sigurisë dhe sovraniteti tonë. Policia, gjatë këtij çerek-shekulli, vazhdon të jetë një nga institucionit më të besuara e të rëndësishme të shtetit tonë. Puna juaj ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi e qetësia”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka kujtuar edhe 23 policët e rënë në detyrë, dhe policin e fundit Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve, siç tha ajo i frymëzon të gjithë.

“Nuk mund të flasim për Policinë e Kosovës pa përmendur policët e rënë në detyrë. Në mesin e 23 policëve të rënë në detyrë, i fundit është Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve na frymëzon të gjithëve. Ai bashkë me shumë të tjerë bëri sakrificën më te madhe për vendin tonë. Trashëgimia e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri jeton në vlerat që ju pjesëtarët e Policisë së Kosovës i bartni çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë e gatshme tu përgjigjet edhe kërcënimeve të reja, në një ambient gjithnjë e më kompleks. “Në kohë krize edhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur, për sigurinë e shtetit tonë , të ndërtuar me aq mund e sakrificë”, ka theksuar Osmani.

Kurse kryeministri i vendit Albin Kurti në këtë ceremoni ka theksuar se që nga themelimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetje nga OSBE dhe programi ndërkombëtar i asistencës për trajnimin në hetime penale ICITAT nga partnerët e aleatët tanë.

Kryeministri u shpreh se është krenar e mirënjohës për arritjet e policisë së vendit dhe se shërbimi më integritet, dinjitet dhe reagimi me profesionalizëm i bazuar në ligjet tona janë drejtimet mbi të cilat duhet të fuqizohet edhe më tej policia e vendit.

“Veprimet e policisë së vendit në sulmet e një pas njëshme në tri vitet e fundit nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, kanë dëshmuar se me profesionalizëm dhe guxim arrihen rezultate në misionin e sundimit të ligjit, mbrojtjes së jetës së qytetarëve, sovranitetit shtetëror e të integritetit territorial”, tha Kurti.

Kryeministri ka thënë se shteti i Kosovës mbetet shembull i suksesit.

“Për vlera që promovojnë vendet demokratike shteti ynë mbetet shembull i suksesit dhe kjo natyrisht fal punës së palodhshme të institucioneve tona e veçanërisht të policisë së Kosovës. Policia e Kosovës me plotë 60 gjenerata vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmërinë më të lartë nga qytetarët tanë”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se si qeveri policinë e Kosovës e kanë mbështetur në të gjitha nevojat, duke theksuar se investimi në mbrojtje dhe siguri është investim për paqe dhe rend.

“Mbështetja e jonë nuk do të mungojë as në të ardhëm sepse policia duhet të jetë gjithmonë në nivel të lartë të detyrës”, ka theksuar Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, tha se përkushtimi i vazhdueshëm i policëve tanë ka bërë që sot Policia e Kosovës të jetë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë i ngritur profesionalisht e trajnuar mirë dhe e gatshme për t’iu përgjigjur çdo rreziku që cenon sigurinë e vendit tonë.

Ai tha se jam shumë i lumtur e i nderuar që ndodhem këtu mes jush në këtë ditë të veçantë për Policinë e Kosovës, por edhe për mbarë Republikën tonë.

Tutje ai theksoi se 25 vjet më parë, kur pas sakrificave të gjata e të mundimshme të popullit tonë për liri, erdhi dita qe të themelohet edhe shërbimi policor i Kosovës, që ishte domosdoshmëri e kohës dhe vendit. “Falë forcave tona e mbështetjes së aleatëve të përhershëm populli ynë i vuajtur e përjetoi lirinë”, tha Sveçla.

“Bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi i përvojave me pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare që ndihmuan në fillet e para të policisë sonë ashtu si dhe përkushtimi i vazhdueshëm i policëve tanë kanë bërë që sot Policia e Kosovës të jetë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë, e ngritur profesionalisht, e trajnuar mirë dhe e gatshme për t’iu përgjigjur çdo rreziku që cenon sigurinë e vendit tonë”, tha ndër të tjera ai. “Policia ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në goditjen e grupeve kriminale , rrjeteve e laboratorëve të kontrabandës, korrupsionit e mbi të gjitha ka mbrojtur me çdo çmim integritetin territorial dhe shtrirjen e sovranitetit, veçanërisht veriun e vendit tonë”, deklaroi Sveçla.

You Might Also Like

Kujtohet heroi Fadil Vata, bashkëveprimtarët: I pathyer në sfidat e kohës

Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Abdixhiku: Takimi te Presidentja mundësi për zgjidhje

TAGGED: #25 vjet, #Policia e Kosovës
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mblidhet Kryesia, në rend dite projektligji i buxhetit për vitin 2023

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Gjermania jep dritën jeshile për dërgimin e tankeve në Ukrainë
Edhe Juventusi pas yllit shqiptar
Artefakte nga Kosova do të prezantohen në ShBA
Si pasojë e një sulmi me raketa ruse në rajonin e Odessa, një person mbeti i vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?