By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje
November 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 nëntor 2025
November 17, 2025
Rusia po shembet
November 16, 2025
E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë
November 16, 2025
Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, ShBA deklaron se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm antikorrupsion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë, ShBA deklaron se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm antikorrupsion
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, ShBA deklaron se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm antikorrupsion

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 9:50 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, ambasada amerikane, bëri të ditur të premten se ajo “do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit”. Deklarata e saj, pason atë të dy ditëve më parë të ambasadori të Delegacionit të Bashkimit europian, Silvio Gonzato, pas takimit që ai kishte pasur me kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali, e ku shprehej se dhe Bashkimi europian do të angazhohej me këtë komision si dhe me atë për luftën ndaj dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik.

Qëndrimet e dy përfaqësive më të rëndësishme diplomatike, të cilat kanë qenë dhe sponsorët e Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj, duket se kanë avancuar nga ato të mbajtura fillimisht kur nisma për një cikël të ri reformash u prezantua në maj nga kryeministri Edi Rama. Në atë kohë ambasada amerikane foli për “një propozim premtues”, ndërsa Delegacioni i BE-së tha se “e mirëpriste çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë”. Ndërsa iu përmbajtën termave të përgjithshëm, të dy përfaqësitë diplomatike vunë theksin te nevoja e gjithpërfshirjes dhe garancia “e pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi”.

Kur socialistët vijuan me shpejtësi të vinin në zbatim projektin e tyre dhe në fillim të qershorit miratuan vetëm me votat e tyre një rezolutë të posaçme në parlament si dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm, ato folën për “nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”, apo vunë në dukje faktin se gjithshka u realizua “pa mbështetjen e opozitës”, e cila mbajti një qëndrim refuzues ndaj ftesës së shumicës që ajo të bëhej pjesë e komisionit, ndërsa nuk munguan zërat që e shihnin nismën si një përpjeje të fshehur për të rritur kontrollin ndaj institucioneve të krijuara nga reforma në Drejtësi, e veçanërisht ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.

Socialistët vijuan punën dhe Komisioni ka ngritur infrastrukturën mbështetëse duke ftuar ekspertë dhe përfaqësues nga shumë institucione, përfshirë ato të Drejtësisë. Opozita ndërkohë, publikisht, nuk ka ndryshuar pozicion.

“Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thekson në deklaratën e saj ambasada amerikane. Ndërsa ambasadori Gonzato shprehej se asistenca europiane synon “të sigurojë koherencë të plotë me angazhimet të Shqipërisë për anëtarësim në BE”.

Në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që pritet të përkthehet në praninë e tyre me ekspertë për të tre fushat e ndërhyrjeve të parashikuara, krahas dhe ekspertëve që parashikohet të dërgohen dhe nga OSBE-ja e Këshilli i Evropës, duket se i jep garanci procesit, përballë dilemave me të cilat është përballur që në nisje.

You Might Also Like

Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”

Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?

Serbia petendon se ka pasur te shtena me armë zjarri ndaj anëtarëve të Ushtrisë Serbe pranë vijës kufitare

Zelensky gjen zgjidhje për gazin, Greqia bëhet qendra kryesore e energjisë për Kievin

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist në Indi

TAGGED: #Antikorrupsion, #ShBA, #Shqipëri
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parlamenti Evropian mbështeti projektligjin për mbrojtjen e natyrës

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Çka do të ndodhë tani pas aktakuzës ndaj Donald Trumpit?
Kurti përfaqëson Kosovën në takimin me Presidentin e Këshillit Evropian
Abdixhiku ftohet në vizitë zyrtare në Paris
Ahmeti për Vardarin: Tragjedi që na ka goditur, ngushëllime familjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?