By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 7:41 PM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në ligjin e shtetësisë synojnë ndryshimin e mundshëm të strukturës së popullsisë për të ndikuar rezultatet zgjedhjeve të ardhshme.

Analistët në Malin e Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në “Ligjin e shtetësisë” malazeze, e cila do të mundësonte shtetësinë e dyfishtë do të përbënte një kërcënim serioz për pavarësinë dhe rendin juridik të Malit të Zi.

Analisti dhe publicisti i njohur Muzafer Beli Çaushi tha se kjo është një kërkesë e pushtetit të ri që ka për qëllim ndryshimin e mundshëm të strukturës së popullsisë në këtë vend.

“Çështja e dyshtetësisë në Malin e Zi është aktualizuar veçanërisht prej ardhjes së pushtetit të ri. Kjo është një kërkesë e partive pro-serbe që kanë për qëllim ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë në këtë vend”, thotë zoti Beli Çaushi.

Edhe analisti Ismet Kallaba beson se ky ligj ka për qëllim ndryshimin e numrit të votuesve, që dukshëm do të ndikonte në zgjedhjet e ardhshme në Malin e Zi.

“Nisma për ndryshimin e Ligjit të shtetësisë ka të bëjë me qëllime politike. Serbia ka shfrytëzuar në dy palë zgjedhje ligjin për dy shtetësinë duke i shfrytëzuar serbët që jetojnë në republikën Serbe apo edhe në Kosovë për të ndikuar në zgjedhje. Mendoj që ky është qëllimi i nismës dhe paralajmërimit për ndryshimin e Ligjit të shtetësisë,” tha zoti Kallaba.

Analisti Kallaba shkon edhe më tej në vlerësimin e tij duke theksuar se e drejta e votës, përfshinë edhe të drejtën për referendum gjë e cila rrezikon shtetësinë e Malit të Zi.

“Shikuar nga njëri aspekt, e drejta e votës mund të thuhet se përfshinë edhe të drejtën e referendumit. Megjithatë kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mendoj se ndryshimi i këtij ligji do të kishte pasoja për të ardhmen e Malit të Zi dhe për pavarësinë e tij,” tha analisti Kallaba.

Analisti Beli Çaushi tha se duke ditur se kush dominon në pushtetin aktual, të gjitha këto nisma kanë për qëllim minimin e shtetësisë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

“Në pushtet gjenden ato forca politike që haptazi dhe pa asnjë ngurrim kërkojnë dhe mbështesin një status tjetër politik të Malit të Zi. Ata janë për ndryshimin e shtetësisë dhe të pavarësisë së malit të Zi dhe mundësisht krijimin e një realitetit të ri në rajon”, tha analisti Beli Çaushi.

Analistët nënvizojnë se Ligji për shtetësi të dyfishtë është pjesë e fushatës së posaçme të partive pro-ruse dhe pro-serbe, që viteve të fundit kanë shtuar luftën politike kundër Podgoricës për ta shfuqizuar mundësisht shtetin e Malit të Zi dhe kombin malazez.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Ligji, #Mali i Zi, #Shtetësia
Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A po ‘çmontohet’ kampi i mercenarëve të Wagner në Bjellorusi?

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Punësimi i grave nga grupet etnike, mbetet sfidë në Kosovë
Mashtronte me terime për viza pune, arrestohet e dyshuara në Fushë-Kosovë
Wagnerët akuzohet për vrasje me gjakftohtësi në Mali, viktimat dhanë dëshmi të tmerrshme për torturat
Ofensiva e Izraelit në Gazë është “ndër më shkatërrueset në histori”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?