By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërron jetë ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ndërron jetë ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi
Ballina 2Rajon / Botë

Ndërron jetë ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 7:24 AM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Astrit Lulushi, ish-gazetari dhe producenti i njohur i Zërit të Amerikës në shqip, u nda nga jeta të mërkurën më 4 shtator 2024 në moshën 70-vjeçare në Woodbridge të Virxhinias.

Rrugëtimi i Astritit për në Amerikë, ishte dëshmi e dëshirës dhe guximit për t’i ikur komunizmit dhe diktaturës në Shqipëri, drejt lirisë dhe një jete më të mirë. Në vitin 1985, Astriti u arratis nga Shqipëria dhe erdhi në Amerikë, ku filloi një jetë të re dhe më vonë solli edhe familjen e tij.

Një vit me pas, Astriti filloi një karrierë të shënuar 30-vjeçare tek Zëri i Amerikës. Zëri, figura dhe fjala e tij u bënë të njohura dhe të dashura për dëgjuesit dhe shikuesit ndër vite për tema që nga mjekësia dhe shkenca, diaspora shqiptare në Amerikë dhe historia.

Roli i tij prapa skene, ishte po aq i rëndësishëm si producent kryesor i emisionit televiziv Ditari.

“Largohem i përmbushur dhe i nderuar që kam qenë në shërbimin tuaj, ju dëgjues dhe shikues të mrekullueshëm të programeve të Zërit të Amerikës”, u shpreh ai kur doli në pension nga Zëri i Amerikës në korrik të vitit 2019.

Astriti u nderua me “Çmimin e Karrierës”.

Astriti kishte një jetë të pasur krijuese, si autor i 17 librave, shkrimeve të shumta, poezive dhe reflektimeve.

Kolegët, ish-kolegët dhe miqtë e kujtojnë Astritin si një njeri me pak fjalë, shumë pasione, përkushtim, kuriozitet dhe thellësi mendimi.

“Ai njihej nga të afërmit si një njeri me fjalë pak, por me mendjen e një filozofi dhe shpirtin e një poeti. Një njeri i një kohe tjetër, një intelektual i qetë që nuk pushoi së shkruari”, thuhet në njoftimin e përgatitur nga familja për largimin e tij nga jeta.

Ai lë pas bashkëshorten, vajzën dhe familjen e saj, vëllezërit dhe motrën e tij. Djali i tij ndërroi jetë para disa vjetësh.

Ne ish-kolegët e tij të Zërit të Amerikës, do ta ndjejmë humbjen e tij.

Nderimet e fundit për nder të Astritit do të bëhen të martën më 10 shtator, ndërsa varrimi më 11 shtator.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Astrit Lulushi, #Zëri i Amerikës
Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti mirëpret të rinjtë e SPD-së së Hessen: thellojmë lidhjet me Gjermaninë

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Më shumë se 930 ton cigare të konfiskuara u shkatërruan në Mal të Zi
Të paktën gjashtë të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Japoni
Policia thotë se do t’i nxjerrë të gjitha materialet nga institucionet e mbyllura paralele
Protestë në veri, kërkohet lirimi i Arsenijeviqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?