By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot përkujtohet presidenti Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta
January 21, 2026
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica
January 21, 2026
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia thotë se në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia thotë se në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura
Ballina 1Lajme

Policia thotë se në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 11:56 AM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën, një ditë, pasi u bllokua pjesërisht nga disa shoqata serbe, sipas Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Mëngjesin e së shtunës janë parë disa persona duke qëndruar pranë barrikadës në afërsi të pikës kufitare Merdare, raporton shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL).

Dragisha Miriq, kryetar i Shoqatës Koreni në Serbi, tha se bllokadat në pikat kufitare do të mbesin deri në një njoftim të radhës dhe se protestuesit do të qëndrojnë atje me ndërrime çdo gjashtë orë.

Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente kosovare në pjesën serbe pranë këtyre tri pikave kufitare me Kosovën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinjë nuk ka më bllokim të kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinjë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare.

Autoritetet kosovare i mbyllën të premten në mbrëmje për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Ato do të mbesin të mbyllura deri sa gjendja të normalizohet dhe “personat e maskuara të largohen”, tha ai.

Ekipi i shërbimit të Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes.

Pikëkalimet e tjera kufitare mes dy vendeve, Dhei i Bardhë, Mutidovë dhe Muçibabë, janë të hapura.

Shoqatat serbe i vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare më 30 gusht.

Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Vendimet e Qeverisë së Kurtit janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Por, Qeveria e Kosovës thotë se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

You Might Also Like

Sot përkujtohet presidenti Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica

Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë

TAGGED: #Bërnjak, #Merdare
Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Tri organizata evropiane të medieve letër Kurtit rreth buxhetit të RTK-së
BBC: “Jakov Milatoviq mori mbështetjen e partive të afërta me Serbinë, Rusinë dhe Kishën Ortodokse…”
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Fushata Disinfo e lidhur me Rusinë synon zgjedhjet moldave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?