By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/07 at 9:50 AM
Kosova Times Published September 7, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti në një takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, të cilin e njoftoi për “gjendjen e vështirë” të serbëve në Kosovë.

Vuçiq shkroi në Instagram pas takimit më 6 shtator se “i thashë gjithashtu se sa e vështirë është pozita e popullit serb [në Kosovë]”, duke shtuar se “më duket se kemi gjetur mirëkuptim nga ana e palës ruse për këtë”.

Bocan Harchenko ka thënë se Rusia është “e vetëdijshme për gjendjen e vështirë në Kosovë”, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

“Kosova do të jetë një nga çështjet më prioritet gjatë të ashtuquajturit sesion ministror në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në tetor pritet një seancë e Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu do të ofrojë mundësi që Rusia ta paraqesë qëndrimin e saj parimor, bazuar në Rezolutën 1244, për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Bocan Harchenko.

Rusia është ndër aleatet më të mëdha të Serbisë dhe Beogradi gëzon mbështetjen e saj të fuqishme në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Takimi i Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd u mbajt në ditën kur shoqata serbe bllokuan pikat kalimtare në pjesën serbe të kufirit me Kosovën, në shenjë proteste kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në Kosovë.

Ndërkohë, Vuçiq dhe Bocan Harchenko biseduan edhe për ftesën që presidenti serb e mori nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut), i cili mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus Kazan.

Vuçiq ka thënë se do ta marrë një vendim për ftesën në mbledhjen e BRICS më 10 ose 15 tetor.

Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk dëshiron t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pas takimit me Vuçiqin në Loznicë në perëndim të Serbisë, Bocan Harchenko u tha gazetarëve se Moska e “vlerëson shumë qëndrimin parimor dhe të palëkundur të presidentit të Serbisë për bashkëpunimin me Rusinë, si dhe në lidhje me sanksionet” që Bashkimi Evropian i kërkon Serbisë t’i vendosë kundër saj.

“Sigurisht, sanksionet nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen nga Serbia, gjë që na jep mundësinë të ecim përpara hap pas hapi, në kushte të vështira të deritanishme, në zhvillimin e marrëdhënieve tona”, tha Bocan Harchenko.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

TAGGED: #Aleksandar Bocan-Harchenko, #Aleksandër Vuçiq
Kosova Times September 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rumania e befason Ukrainën

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
Presidenti Macron per shkrimtarin Kadare
Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse
Viktimat e aksidentit në autostradën Beograd-Nish janë nga Mateçi i komunës së Likovës!
‘Isha e zhgënjyer nga Biden’: The Guardian zbulon detaje nga autobiografia e Kamala Harris
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?