By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Anijet” shqiptare në oqeanin e trazuar politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Anijet” shqiptare në oqeanin e trazuar politik!
Opinion

“Anijet” shqiptare në oqeanin e trazuar politik!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 9:26 AM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Qasje analitike dhe politikës së jashtme të dy shteteve shqiptare

Edhe pse politikëbërja e një shteti sovran është rezultat i një pune ekipore, sukseset varen nga timonieri i anijes politike (qeverisë)! E lehte është të drejtohet anija në ujërat e qeta të një vendi të vogël siç është Kosova, por nuk është aspak e lehtë të drejtohet anija në ujërat e trazuara ndërkombëtare.

Shqiptarët dykrenorë me krahë të thyer

Për fatin e keq të shqiptarëve, timonierët e dy anijeve (qeverive) të dy shteteve sovrane, edhe pse lundrojnë në të njëjtin oqean politik (evropian), ato po shkojnë në drejtime të kundërta!

Zakonisht për raste të tilla krahasuese merren trenat që shkojnë në binarë të kundërt, për fatin e keq Kosova nuk ka as tren që i kaloni kufijtë e shtetit!

Treni i fundit që i ka kaluar kufijtë e Kosovës ishte ai i vitit 1999 i bartjes së refugjatëve shqiptar për në Bllacë të Maqedonisë.

Mirëpo, kjo nuk është e keqja më e madhe!

“Treni” (qeveria) i Kosovës nuk ka as vagon, e ka vetëm një lokomotivë partiake që e drejton kryeministri aktual, nga njëra komunë në tjetrën dhe atë pa orar të rregullt qarkullimi!

Shqiptarët e ndarë në Ballkan i ngjajnë shqiponjës dykrenore me krahë të thyer që sorollaten në oborrin e tyre politik, pa asnjë ndikim në politikën e jashtme!

Ndodhë pikërisht kështu, për faktin se dy shtetet tona nuk kanë diplomaci efikase!

Igli Hasani në Shqipëri dhe Donika Gërvalla-Schwarz në Kosovë, që të dy pa ndonjë rezultat në politikën e jashtme, të ndarë dhe të ç’akorduar mes tyre!

Përderisa në Shqipëri, shef i politikës së jashtme është Edi Rama, në Kosovë e kemi një politikë të jashtme inekzistente!

Aktualisht në Kosovë si shefe e politikës së jashtme po paraqitet presidentja Vjosa Osmani, e cila, sadoqë po mundohet të paraqitet si mbrojtëse e marrëdhënieve të mira me ndërkombëtarët, megjithatë mbetet e ndikuar nga kryeministri, prej të cilit i merr urdhrat se si ta mbajë balancën politike të shtetit me ndërkombëtarët!

E tillë çfarë është presidentja Osmani, e kufizuar në kompetenca shtetërore, nuk mund të bëjë më shumë në politikën e jashtme, pasi ato i përkasin ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Gërvalla- Schwarz e cila më shumë merret me punët e brendshme sesa me politikën e jashtme për çka është e emëruar nga Albin Kurti!

Për dallim nga Albin Kurti, i cili ka mbetur i izoluar dhe i fragmentizuar nga bashkësia ndërkombëtare, Edi Rama me mençurinë e tij po arrin ta drejtojë anijen shqiptare në koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, me nisma personale për integrimin e plotë të hallkanit perëndimor në BE.

Ngecja dhe izolimi i Kosovës vijnë si pasojë e gabimeve trashanike të Albin Kurtit në raport me ndërkombëtarët, i cili me despotizmin e tij ia dha alibinë e mjaftueshme kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç që të shtrijë agresionin politik kundër Kosovës!

Avancimi i politikës serbe në raport me Kosovën konsiston në përçarjet e klasës politike kosovare dhe asaj shqiptare në përgjithësi. Përderisa serbët arrijnë të bëhen bashkë rreth çështjes së Kosovës, Kosova dhe Shqipria si dy shtete të pavarura në Ballkan nuk po arrijnë assesi të bëhen bashkë në përballje me Serbinë!

Prandaj ne shqiptarët jemi këtu ku jemi, të ndarë dhe të përçarë, me dy shtete shqiptare, me shqiptarë në pesë shtete ballkanike pa ndikim dhe pa forcë kreativiteti në politikën e jashtme. E krejt kjo shkaku i mungesës së një diplomacie efikase të dy shteteve shqiptare në Ballkan.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
Arteta me vlerësim të madh për Emery
Rusia bie poshtë Iranit dhe Egjiptit në renditjen globale të universiteteve
Ambasadorja amerikane në NATO përmend përpjekjet e Rusisë për destabilizim të Ballkanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?