By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biçikletat e Prishtinës, 100 sosh tashmë janë në funksion të qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Biçikletat e Prishtinës, 100 sosh tashmë janë në funksion të qytetarëve
Ballina 1Lajme

Biçikletat e Prishtinës, 100 sosh tashmë janë në funksion të qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 8:41 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

100 biçikleta tashmë janë në funksion të qytetarëve të Prishtinës. Me përdorimin e tyre mendohet të shkarkohet sadopak trafiku i mbingarkuar i automjeteve në kryeqytet dhe përmirësimi i mjedisit urban. Por, sa janë të interesuar qytetarët për përdorimin e tyre dhe a e shohin si zgjidhjen e duhur për transport, e shohim në materialin në vazhdim.

Janë gjithsej 10 stacione në krejt qytetin e Prishtinës, me nga 10 biçikleta. Në total janë 100 biçikleta. Vlera e këtij projekti ishte rreth 300 mijë euro.

Janë vendosur edhe shtyllat informuese afër tyre. Edhe aplikacioni. Është vendosur edhe çmimi dhe koha e shfrytëzimit të tyre, dhe gjithçka duket e përfunduar.

“Funksionimi i tyre veç ka fillu siç e di unë, sepse disa prej tyre dje i pashë edhe janë marrë prej anës së qytetarëve mirëpo ka disa vërejtje për shembull, mënyra e aplikimit, ishte një mënyrë e aplikimit që jo çdo qytetar mundet me ju qasë, sidomos moshat e vjetra. Arsyeja është që ishte një aplikim bukur kompleks”, tha Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit.

“Ishte dashtë ta kemi një lloj trafoje këtu, të karikohet me energji elektrike dhe pastaj kur të kthehet në terminal, ajo e liron atë energjinë elektrike dhe shfrytëzohet nga qyteti!”, shtoi ai.

Disa qytetarë kanë mendime të ndryshme për këto biçikleta. Ju duken shumë jofunksionale për t`u ngjitur disa rrugëve të qytetit dhe shumë prej tyre shprehën keqardhje pse ato nuk janë elektrike. Nuk shihen që ka shumë qytetarë të interesuar për t’i përdorur ato!

“U ndala veç me i këqyrë biçikletat, kështu të mira, të lehta krejt, veç e kanë një problem, se këtu te ne përtojnë njerëzit me i jep shumë, e nuk e kemi terrenin shumë të përshtatshëm. Veç të kishin qenë me rrymë elektrike shumë më mirë”, tha Enes Keriq i cili porositi qytetarët që t’i përdorin sa më shumë biçikletat e sa më pak veturat.

Me përdorimin më të shpeshtë të biçikletave mendohet të shkarkohet sadopak trafiku i mbingarkuar i automjeteve në Prishtinë.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

TAGGED: #100, #Prishtina Bikes
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Moti sot, kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu
Armani Teatro hap dyert – trupi i Giorgio Armani-t në pelegrinazh publik
Makina me përmbytje në Kanë. Kryebashkiaku: Pse u vonua paralajmërimi?
Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet shtetasja e Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?