By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Modelja më e bukur në botë foli për luftën e saj me një sëmundje kronike
November 16, 2025
Speca në salcë kosi – një pjatë dimërore që është e lehtë për t’u përgatitur dhe akoma më e lehtë për t’u zhdukur nga tryeza
November 16, 2025
Kaloi pesë vjet duke kërkuar vendet më të bukura në botë për të jetuar: Fotot e tij ndryshojnë perspektivën e jetës
November 16, 2025
Strategjia e heshtur e administratës Trump ndaj Lukoil dhe ndikimi në tregjet e energjisë globale
November 16, 2025
Fustani Gucci i Hailey Bieber i tejkaloi krijimet më të guximshme të vitit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ende s`ka datë konkrete për takimin mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ende s`ka datë konkrete për takimin mes Kosovës dhe Serbisë
Ballina 1Lajme

Ende s`ka datë konkrete për takimin mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 7:59 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, i deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, erdhi në Prishtinë për të caktuar një rund të ri të negociatave.

Insistimi i Republikës së Kosovës për hapjen e Urës mbi lumin Ibër e mbyllja e institucioneve paralele në komunat veriore në vend, si duket ka rritur kërkesën e BE-së për negociata të shpejta mes palëve.

Megjithatë, njohësi i çështjeve politike në vend, Dorajet Imeri, po konsideron se gjatë mandatit të Lajçakut, dialogu Kosovë-Serbi as nuk ka prodhuar rezultatet e duhura dhe as nuk ka ndikuar në përafrim të qëndrimeve të palëve.

“Ardhja e tij natyrisht mund të konsiderohet në vazhdën e përpjekjeve për të mbajtur gjallë dialogun i cili përveç që nuk ofron frytet e duhura ajo tashmë i ka shtyrë palët të mbajnë qëndrime edhe më të largëta. Natyrisht Bashkimi Evropian konsideroi që duhet ta rishikojë dhe ridimensionojë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ngaqë mënyra se si është parë tash nuk ka sjellë rezultatet e frytshme dhe të nevojshme”, ka thënë Imeri.

Konteksti aktual sa i përket dialogut është jashtëzakonisht negativ, thotë analisti Artan Muhaxheri.

“Veçanërisht ditëve të fundit ka pasë largim edhe më të madh mes pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë në aspektin politik edhe çështja e Urës e ka dëmtuar edhe më shumë mundësinë që të ketë ndonjë përafrim. Kështu që nuk ka shumë gjasa për pritshmëri pozitive. Ky mund të jetë vetëm një formalitet i cili është në funksion të krijimit të idesë së dialogu po vazhdon por në aspektin kualitativ, në aspektin fundamental nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të rëndësishëm pozitiv”, ka thënë Muhaxheri.

Ndërkaq profesori Mazllum Baraliu tha se gjatë mandatit të emisarit Lajçak nuk ka pasur asgjë të re përveç anime e kalkulime në favor të Serbisë.

“Definitivisht politika e jashtme e BE-së jo vetëm me emisarin Lajçak por edhe me përfaqësuesin Borell dhe të tjetër, Peter Stano zëdhënës e të tjerë zyrtarë të cilët qartazi kanë qenë jo parimor, jo në frymën e vlerave dhe parimeve në të cilat është themeluar Bashkimi Evropian dhe jo në frymën e afrimit dhe bashkimit të përpjekjeve të koordinimit të tyre në dialog për të pajtuar dhe për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Baraliu.

Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, në vitin 2013, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por marrëveshje kjo që nuk u zbatua asnjëherë nga Serbia.

You Might Also Like

Sekuestrohet material eksploziv në Leposaviq

41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë

Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

TAGGED: #Bruksel, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fituesit e çmimit Nobel Muratov dhe Ressa kërkuan nga Kryqi i Kuq të shpëtonte Navalny

Kosova Times Kosova Times January 24, 2023
Pedagogët në Shqipëri kërkojnë rritje pagash
LVV sot e mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Protesta e opozitës, Ambasada e ShBA-së thirrje amerikanëve në Shqipëri t’i shmangen tubimit
Suedi, arrestohet i dyshuari 16-vjeçar për vrasje të trefishtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?