By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kontribut për shkrimin e historisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kontribut për shkrimin e historisë
Opinion

Kontribut për shkrimin e historisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 11:07 AM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Xhafer ShATRI

Na mbeti historia pa shkru’. Boll përpiqen do torovola që po kontribuojnë me lapsin e tyre, por ne shqiptarët, ende nuk e shkruam historinë e plotë e të vërtetë.

Hajt, thash sot, po e jap kontributin tim modest.

Po ia nisi prej fillimit:

  1. Kur isha nizam në Liban, pushonim nër një hije palme me Skënderbeun. Ai ish mërzitë diçka dhe m’u drejtua:

Xhafer, qysh po thu mja ba se na mbytën mizat e vapa?

Po kthehemi në Arbëri, i thash, se mbaroi populli n’robni.

Pa e mbaru unë fjalën, Skënderbeu tha: çohu se po ecim.

Çka u bë masandej ju po e dini…

  1. Me Lekë Dukagjinin luejshim rrasa nganjëherë. Një ditë, kur e pati thy’ këmbën, më tha: Xhafer, është mirë me e shkru kanunin se kështu i shkapërderdhur e veç fjalë të pashkru’me po keqpërdoret.

Këtë punë lëma mu e ti flej dathë, i thash dhe shkova drejt e te Mixha Brahim…

Ish kanë te hambari tu e falë iqininë. Posa e kreu më pyeti: He i biri i Demës çka t’ka qitë puna ?

Unë: Valla Mixha Brahim Lekë Dukagjini m’ka çu për punë t’Kanunit… O kanë i hollë Mixha Brahim, e kuptoi gjendjen fill.

Ai: A e ki çantën më veti? Nxirre çka po prêt? Edhe kalemin…

Mixha Brahim frap, unë tap.

Ende pa praru dielli e kryem. Me fletore n’dorë drejt e te Leka:

Bac, u kry’!

  1. Ishim në vapor me Ismail Benë. Bojshim llaf qaty qysh m’ia ba… Ai këmngulte me e shpallë Pavarësinë në Durrës ose në Shkodër.

Unë këmbëngulja në Vlorë. Si më i vjetër që ishte më vinte keq me ia kthy fjalën dhe dikur u bind edhe vetë: Xhafer, më tha një ditë kur binte shi, me t’pa ndëgju ty Shqipëria do të bëhej shtet bile nja një muaj përpara…

Qe besa, më erdhi mirë prej tij.

E kam pasë shok të mirë Ismail Benë.

  1. Me Isa Boletinin ishim edhe na do djem t’Isniqit. Na qiti puna n’Podgoricë. Ishte Lufta e parë Botnore. Një ditë s’u durova pa i thanë : Bac, hajde tërhiqemi kah Tuzi, se këtu jemi të rrezikuem seriozisht. Qe besa na vrasin malazezët…

Nuk më ndëgjoi. Kur përfundoi përballja me malazezët, t’uj dhanë shpirt më kqyri në sy e më tha:

Qe besa, o kushëri, me t’pa ngu ty s’m’ki gjetë qekjohja…

  1. Ishim me Shaban Polluzhën tu ec një livadhi pak k’nej Podjevës. U ndala dhe e kqyra n’sy: Mixhë, unë asnjë hap përpara nuk e boj ma. Du me u kthy e me dekë n’Kosovë dhe për Kosovën…

O kanë burrë i fortë Shaban Palluzha:

Vallahi nuk t’la kurrë vetëm, o Xhafer Tamoci!

Kështu më thoshte gjithmonë se ma donte hatrin…

Dhe u kthyem. A lihej Kosova pa e shkrepë asnjë fishek?

  1. Ka plot këso rrëfimesh, por po i lë për ndonjëherë tjetër.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Xhafer Shatri
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër

Kosova Times Kosova Times August 13, 2025
15 qytetarë nga Kosova me emrin Bill Klinton në ceremoninë e nderimit
Shqipëri, ekspertët bëjnë thirrje për masa kundër ndryshimeve klimatike
Meta i bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin
Kazakistani ekstradon në Rusi ish-kryeredaktorin e revistës Hacker
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?