By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hyseni nderon Fatmir Mehmetin me titullin “Nderi i Qytetit”
August 22, 2025
Festivali i Këngës në RTK, konkurs publik për Orkestrën e edicionit të 3-të
August 22, 2025
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi
August 22, 2025
Shiu krijon probleme në rrugën “Hilmi Rakovica” në Breg të Diellit
August 22, 2025
Saathoff për Kuvendin:Duam partnerë për t’i shoqëruar në rrugën drejt BE-së
August 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Ballina 1Shëndetësi

Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 12:27 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të cilat do të ndihmojnë në diagnostikimin e së paku katër çrregullimeve metabolike.

Ato përfshijnë sëmundje si hipotiroidizmi kongjenital dhe fenilketonuria, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme mentale dhe neurologjike, nëse nuk trajtohen në kohë.

Ekzaminimet e reja do të mund të diagnostikojnë edhe fibrozën cistike, e cila e bën të vështirë për fëmijët e prekur të marrin frymë ose ta tresin ushqimin, si dhe galaktozeminë, e cila nuk e lejon trupin ta përpunojë sheqerin që gjendet në produktet e qumështit.

Paketimet me pajisjet për skriningun e disa lloje të sëmundjeve në Klinikën e Neonatologjisë.
Paketimet me pajisjet për skriningun e disa lloje të sëmundjeve në Klinikën e Neonatologjisë.

Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve, sipas profesionistëve shëndetësorë, është vendimtar, pasi ndërhyrja në kohë mund t’i parandalojë pasojat apo vonesat e mëdha në zhvillim.

Pajisjet për këto ekzaminime – në vlerë prej më shumë se 109 mijë eurosh – i ka blerë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i cili ka nën mbikëqyrje QKUK-në dhe spitalet rajonale.

Tash për tash, ekzaminimet e tilla kryhen vetëm jashtë Kosovës.

“Jetike për kujdesin shëndetësor”

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Neonatologjisë, Luan Morina, thotë se bazuar në numrin e përgjithshëm të lindjeve, brenda vitit në Kosovë mund të ketë pesë deri në gjashtë raste me sëmundjet e lartpërmendura.

Sipas tij, ekzaminimet për to do t’i bëhen secilës foshnje në QKUK, brenda pesë ditësh nga lindja.

“Skriningu [ekzaminimi] neonatal është pjesë jetike e kujdesit shëndetësor dhe qëllimi i tij është zbulimi i hershëm i sëmundjeve kongjenitale. Nëse detektohet herët se fëmija ka sëmundje të tilla, masat e trajtimit dhe mjekimet janë më të lehta”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

“Deri më tash, te rastet që kemi dyshuar, ne i kemi kërkuar ekzaminimet e tilla, por ato janë bërë jashtë vendit”, shton ai.

Morina nuk jep ndonjë afat specifik se kur do të nisin ekzaminimet në fjalë në QKUK, por thotë se brenda pak muajsh – derisa të montohen pajisjet dhe derisa stafi të trajnohet në mënyrë adekuate.

Pajisje të reja për skriningun e pesë llojeve të sëmundjeve në Klinikën e Neonatologjisë.
Pajisje të reja për skriningun e pesë llojeve të sëmundjeve në Klinikën e Neonatologjisë.

Mynevere Latifi-Hoxha, pediatre në pension, thotë se shumë sëmundje të padukshme në fillim, mund të zbulohen me ekzaminime adekuate dhe të trajtohen me sukses.

Latifi-Hoxha, e cila për disa vite ka udhëhequr Klinikën e Neonatologjisë, thotë se edhe në kohën kur ajo ka punuar aty, ka pasur kërkesa për blerjen e aparaturave, por se, veç premtimeve, nuk është realizuar asgjë.

“Është shumë e rëndësishme që shteti të ofrojë mundësi për bërjen e këtyre analizave, sepse janë disa sëmundje që mund të zbulohen herët, me një pikë gjaku. Dhe, nëse bëhet një laborator i mirë, mund të zbulohen edhe sëmundje të tjera”, thotë Latifi-Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Në QKUK, brenda 24 orësh, lindin rreth 30 foshnja.

Vitin e kaluar, në Raportin e Progresit të përpiluar nga Komisioni Evropian, është thënë se vdekshmëria e fëmijëve në Kosovë mbetet problem serioz, pasi 16 në 1.000 prej tyre vdesin përpara se t’i mbushin 5 vjet.

Kjo shifër, sipas atij raporti, është tri herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Si shkaktare të vdekjeve janë përmendur sëmundjet jongjitëse.

Po sipas atij raporti, cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë, përgjithësisht, është shqetësuese, ndërsa përgjegjshmëria institucionale e ofruesve të shëndetit publik, është e ulët.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për sfidat që hasen në klinika të ndryshme të QKUK-së, nisur nga mungesa e çarçafëve deri te keqadministrimi i barnave.

Por, në fillim të kësaj vere ka pasur edhe disa renovime të konsiderueshme në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, të cilat i kanë përmirësuar kushtet si për pacientet, ashtu edhe për të porsalindurit.

You Might Also Like

Saathoff për Kuvendin:Duam partnerë për t’i shoqëruar në rrugën drejt BE-së

Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, pa marrëveshje politike

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Ky ushqim vendas i harruar pastron mushkëritë si fshesë dhe forcon imunitetin: Është një thesar i vërtetë, por askush nuk e përdor

7 arsye pse duhet të hamë kumbulla më shpesh

TAGGED: #Klinika e Neonatologjisë, #QKUK
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Baraja shkarkohet nga detyra si trajner

Kosova Times Kosova Times December 23, 2024
Arrestimi i një afgani nga FBI-ja nxjerr në pah kërcënimin nga Shteti Islamik-Khorasan
Gjermania arrin marrëveshje me Slloveninë për t’i dërguar tanke Ukrainës
Nataliteti në Rusi ka rënë në fund
Këshilltari i Zelenskyt: Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?