By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një president burrë ose grua, beteja më e fundit kulturore amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një president burrë ose grua, beteja më e fundit kulturore amerikane
Rajon / Botë

Një president burrë ose grua, beteja më e fundit kulturore amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 6:11 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Ndryshe nga fushata presidenciale e Hillary Clintonit në vitin 2016, që u përqendrua në mesazhe të hapura gjinore, Kamala Harris nuk po e bën një gjë të tillë. Megjithatë, çështjet gjinore pritet të jenë ndër çështjet për të cilat do të votohet më 5 nëntor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim të dyja fushatave zgjedhore dhe qasjes së tyre krejt ndryshe ndaj roleve gjinore.

Kontrasti mes Kuvendit Kombëtar Republikan dhe atij demokrat, ishte mjaft i qartë.

Po kështu dhe vizioni i të dyja palëve mbi rolin e burrit dhe gruas në pushtet.

Kamala Harris, Nënpresidentja e parë grua e vendit, ndau skenën e kuvendit me guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, i cili kandidon krah saj për postin e nënpresidentit, si dhe bashkëshortin, Doug Emhoff, dy burra në role që tradicionalisht mbahen nga gratë.

Demokratët thonë se të dy ata, mishërojnë burrat me rol mbështetës në kontrast me rolet stereotipike që një pjesë i vesh gjinisë mashkullore, e që mund të çojnë në zhvlerësimin e grave dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit.

Zoti Trump është një “luftëtar” i vetëshpallur, një imazh që edhe senatori JD Vance, kandidati republikan për nënpresident, e përforcon.

“Ne kemi një mundësi një herë në jetë për të rizgjedhur një burrë që ka dëshmuar se është tepër i madh për burokracinë e thellë të shtetit. Ai është shumë i ashpër ndaj tiranëve në të gjithë botën. Ai ishte shumë i fortë edhe për plumbin e një vrasësi”

Trump-Vance kanë përqafuar një stil më tradicional lidhur me të qenit mashkull, thotë Christine Emba, eksperte e Çështjeve Gjinore.

“Ata duan të përcjellin idenë se burrat janë në krye dhe po marrin vendime. Por një lloj i veçantë burri, një lloj i fortë gati teatral, një burrë që ka një lloj kontrolli mbi familjen”, thotë ajo.

Zoti Walz është kundërpërgjigjja e demokratëve ndaj këtij këndvështrimi.

Ai është një ish-trajner futbolli, një person që ka shërbyer në ushtri, që shkon për gjueti, e që jep këshilla për riparimin e shtëpisë apo edhe makinave.

Lidhur me lirinë riprodhuese – një çështje kyçe për votuesit demokratë – ai flet nisur nga përvoja personale.

“Mua dhe Gwen-it na u deshën vite, por ne kishim qasje në trajtimin e infertilitetit. Dhe kur lindi vajza jonë, e quajtëm atë Shpresa”, thotë Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident.

Ndjeshmëria që karakterizon zotin Waltz është në kontrast me ato që shihen si cilësi tradicionale mashkullore, si forca dhe dominimi që mishëron zotin Trump.

“Shoqja Harris, je e pushuar nga puna. Largohu!”, tha zoti Trump gjatë një tubimi elektoral.

Sondazhet tregojnë se gratë favorizojnë zonjën Harris dhe burrat zotin Trump, me hendekun më të dukshëm, mes të rinjve.

Ankthi për ndryshimin e roleve gjinore mund të jetë një faktor kontribues.

Me lëvizjen #MeToo, grupet feministe donin të ndryshonin mënyrën e shpërndarjes së pushtetit. Por këto qëndrime mund të tingëllojnë si të huaja për disa burra.

“Ekzistonte një ndjenjë se të qenit meshkuj apo burra ishte në një farë mënyre në rrezik dhe se ata duhej ta rifitonin atë pushtet, që ishte kërcënuar ose humbur”, thotë Kelly Dittmar, i Universitetit Rutgers.

Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet në demografi – me popullsinë jo të bardhë që po rritet më shpejtësi.

“Pra, të gjitha këto ndryshime që ndodhën menjëherë po kërcënojnë shumë burra të bardhë që po thonë: “duhet të bëj diçka për të mbrojtur atë që di”. Dhe ajo që ata dine, është ajo për të cilën po flet Donald Trump-i”, thotë konsulenti politik Hank Sheinkopf.

Fushata e zotit Trump po vërtitet në mënyrë agresive rreth votuesve meshkuj, duke u përpjekur t’i tërheqë ata përmes forumeve në internet, që u bëjnë reklamë atributeve mashkullore.

Ndërkohë, demokratët janë orientuar tek e drejta për abort.

Kjo qasje mund të motivojë pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme në zgjedhjet e nëntorit.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pret drejtoreshën e NDI-së, flasin për bashkëpunimin e mëtejshëm

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
Putin shkarkoi pesë gjeneralë të Ministrisë së Brendshme
Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve
Turqia i ka ndaluar eksportuesit e saj që të shesin produkte amerikane në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?