By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta
December 6, 2025
Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it
December 6, 2025
Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri
December 6, 2025
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë
December 6, 2025
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Ballina 1Lajme

Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 8:35 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë moment nuk kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mbahet e mbyllur.

Ajo ka thënë se kërkesë e ShBA-së është që të vendoset bashkë data e hapjes bazuar në vlerësimet e sigurisë.

“Po vlerësohet që duhet të bëhen përgatitje bashkë me aleatët, koordinim i përbashkët edhe për çështjen e urës, në mënyrë që të veprojmë bashkërisht. Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon ta mbajmë urën mbyllur. Po kërkon që të ulemi bashkë dhe të vendosim datën bashkë duke u bazu në vlerësime të përbashkët të sigurisë. Unë nuk e di kush po e refuzon se unë s’jam prezente në takimet e ambasadorit me Qeverinë”- ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se kërkesën për koordinim asnjëherë nuk e konsideron si nënshtrim.

Ndërsa ka thënë se për të ka qenë e papranueshme kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë që çështja e Urës së Ibrit të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

Sipas saj, synimet me ShBA-në janë të njëjta, ndërsa momentum duhet të zgjidhet bashkë.

“E kuptoj frustrimin e qytetarëve. Ura nuk është dashtë më u mbyll kurrë. Ata që na kanë çliru, jo me i pyet, por me u koordinu bashkë me ta, edhe shtetet me të mëdha ulen me shtetet e vogla e i dakordojnë disa gjëra. Jemi shtet siguria e të cilit varet edhe nga partnerët tanë. Është në interes të Kosovës që ne ta kemi NATO-n këtu dhe që Amerika të na përkrahë, nuk është nënshtrim”- tha ajo.

Hapja e Urës së Ibrit po synohet nga Qeveria e Kosovës, mirëpo është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare (përfshirë ShBA-në, BE-në, KFOR-in), e cila insiston se kjo temë duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë më 28.08.2024, ka treguar se çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, diskutohet gjithnjë në takimet që ka me me zyrtarë të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Ndërkohë patrullimi i shtuar i pjesëtarëve të KFOR-it në urën mbi lumin Ibër vjen pas deklarimeve të Qeverisë së Kosovë se ura duhet të hapet për qarkullim edhe të veturave.

Ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar këtë gjë, duke bërë thirrje se çështja e urës duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

TAGGED: #Ura e Ibrit, #Vjosa Osmani
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dhjetëra të vdekur në ShBA dhe Kanada nga të ftohtët

Kosova Times Kosova Times December 26, 2022
Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën
Ministri amerikan i Mbrojtjes: Nuk besoj se Trump do të ndalonte së mbështeturi Ukrainën
Kërcënoi deputeten Musliu, dënohen me 6 muaj burg
BE mbush rezervat me gaz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?