By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 dhjetor
December 3, 2025
BE miraton ligj të ri për forcimin e luftës kundër korrupsionit
December 2, 2025
Zyra e BE-së reagon për moscertifikim të Listës Serbe: KQZ e politizuar
December 2, 2025
Skandali në diplomacinë e BE-së, tallja e Budapestit dhe Moskës
December 2, 2025
Veza e Dimrit e Fabergé-s shitet për 26 milionë dollarë, një rekord
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhi i fundit tregon një garë të ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sondazhi i fundit tregon një garë të ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris
Ballina 2Rajon / Botë

Sondazhi i fundit tregon një garë të ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 7:51 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.

Sipas sondazhit të publikuar të dielën, zoti Trump është një për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet.

Megjithëse fushata e zotit Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për zotin Trump janë kryesisht të përcaktuara.
Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për zotin Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur zonja Harris zëvendësoi zotin Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.

Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë.

You Might Also Like

BE miraton ligj të ri për forcimin e luftës kundër korrupsionit

Skandali në diplomacinë e BE-së, tallja e Budapestit dhe Moskës

Veza e Dimrit e Fabergé-s shitet për 26 milionë dollarë, një rekord

“Së shpejti do të sulmojmë brenda Venezuelës”

Putini bisedon me njeriun e Trumpit për tre orë. Zelensky: Kemi një marrëveshje të re me SHBA-në

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 5 korrik

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Shkaterrohet “Terminatori”rus, Ukrainasit hodhën në erë një hangar të plotë me armë ruse copë-copë! (VIDEO)
Knaus optimist se Asambleja e Përgjithshme do të votojë pro Kosovës në KiE
Misteret: Kush ishin pjesëtarët e popullit misterioz që ndërtuan këto struktura tepër të përsosura më shumë se 5000 vjet më parë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?