By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina e vazhdon trysninë për armët me rreze të gjata, për t’i ndalur sulmet ajrore ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina e vazhdon trysninë për armët me rreze të gjata, për t’i ndalur sulmet ajrore ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina e vazhdon trysninë për armët me rreze të gjata, për t’i ndalur sulmet ajrore ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 12:36 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas më 8 shtator, pak pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi po vazhdon të kërkojë “zgjidhje për armët me rreze të gjata veprimi” me qëllim që t’i ndalë sulmet ajrore ruse brenda Ukrainës.

Në një video të publikuar më 8 shtator, Zelensky tha se gjatë javës së fundit, ushtria ruse e ka sulmuar Ukrainën me “më shumë se 800 raketa antitanke, gati 300 dronë Shahed, dhe me mbi 60 raketa balistike”.

“Terrori mund të ndalet vetëm në një mënyrë: duke i goditur fushat ajrore të ushtrisë ruse, në bazat e tyre, dhe logjistikat e terrorizmit rus”, tha Zelensky.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët, me të cilat ato e furnizojnë, për të goditur më thellë brenda tokës ruse.

Ai e përsëriti këtë lutje edhe më 6 shtator gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.

Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse kreu sulme natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm me katër raketa të telekomanduara nga rajoni Belgorod i Rusisë, si dhe me 23 dronë të prodhimit iranian, Shahed.

“Sulmet e armikut u zmbrapsën nga kundërajrorët, grupet e artilerisë mobile dhe njësitet e Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Një çift i moshuar u vra nga bombardimet ruse në qytetin Sumi të Ukrainës gjatë natës, thanë zyrtarët të dielën.

“Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 2-vjeçe dhe një djalë 8-vjet”, tha zyra e prokurorit lokal.

Raportohet se një shtëpi është shkatërruar dhe 20 të tjera janë dëmtuar.

Të paktën një person u vra nga një sulm rus kundër një hoteli në qytetin Mikolaivka të rajonit Donjeckut, raportoi Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë të dielën. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dy persona të zhdukur në vendngjarje.

Zyrtarët në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë të dielën së të paktën dy persona u vranë nga një shpërthim me në një fabrikë automobilash.

“Dy persona janë vrarë, ndërsa ka mundësi që të ketë njerëz nën rrënoja”, shkroi administrata ushtarake e Kievit në Telegram duke shtuar se ekipet e shpëtimit ndodhën në vendngjarje.

Një ndërtesë dykatëshe u “shkatërrua pjesërisht”, shkruan zyrtarët.

You Might Also Like

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

TAGGED: #Armët e gjata, Ukraina
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / BotëUncategorized

Putin do negociatat nën kushtin e kapitullimit te Ukraines: “Ai po e çon Rusinë në humnerë me politikën e tij-

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Sekuestrohen 40.000 euro mallra të kontrabanduara
Vazhdojnë luftimet në Sudan
Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata
Task forca britanike e KFOR-it viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?