Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku  në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë”, tha Bytyqi.

Bëhet e ditur se policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerr pasagjerët.