By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën
July 17, 2025
“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit
July 17, 2025
Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh
July 17, 2025
KEDS-i: Në mbarë Kosovën mbi 40 dalje jashtë funksionit
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga Kennedy-Nixon deri te Harris-Trump: Gjashtë dekada debatesh presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nga Kennedy-Nixon deri te Harris-Trump: Gjashtë dekada debatesh presidenciale
Rajon / Botë

Nga Kennedy-Nixon deri te Harris-Trump: Gjashtë dekada debatesh presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/09/10 at 2:59 PM
Kosova Times Published September 10, 2024
Share
SHARE

Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. /rel/

1960: Debati i parë televiziv vuri përballë njëri-tjetrit kandidatin demokrat, John F. Kennedy, dhe nënpresidentin republikan, Richard Nixon, i cili sapo kishte dalë nga spitali dhe u shfaq i parruar, pasi kishte refuzuar makijazhin. Rreth 70 milionë shikuesit u përqendruan në atë që panë, dhe jo në atë që dëgjuan. Kennedy fitoi zgjedhjet.

1976: Në debatin e parë televiziv në 16 vjet, demokrati Jimmy Carter u ballafaqua me presidentin republikan, Gerald Ford, që kishte marrë detyrën pa fituar zgjedhje. Një deklaratë që ai bëri, u pa si gafë e madhe. Ford tha: “Nuk ka dominim sovjetik të Evropës Lindore, dhe nuk do të ketë kurrë gjatë administratës Ford”. Carter fitoi zgjedhjet.

1980: Carter u paraqit në një debat të dytë me republikanin Ronald Reagan, pasi bojkotoi të parin, për shkak të përfshirjes së një kandidati nga partia e tretë – John Anderson. Presidenti akuzoi Reaganin se planifikonte të shkurtonte financimin për planin e përkujdesjes shëndetësore, Medicare, për amerikanët nga mosha 65-vjeçare. Reagan, i cili më parë ishte ankuar se Carter i kishte keqinterpretuar qëndrimet e tij mbi një varg çështjesh, tha: “Ja, përsëri”, dhe qeshi, duke nxitur të qeshura në audiencë dhe duke krijuar një frazë të popullarizuar. Reagan fitoi zgjedhjet.

1984: Reagan, 73 vjeç, me sukses minimizoi çështjen e moshës së tij, kur debatoi me demokratin Walter Mondale, 56-vjeçar, duke thënë: “Dua që ta dini se as unë nuk do ta bëj moshën çështje fushate. Nuk do ta shfrytëzoj, për qëllime politike, moshën e re dhe papërvojën e kundërshtarit tim”. Reagan u rizgjodh.

1988: Një debat kundër nënpresidentit republikan, George H. W. Bush, u hap me pyetjen ndaj demokratit Michael Dukakis nëse ai do të përkrahte dënimin me vdekje për dikë që kishte përdhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij. Pyetja i ofroi kandidatit, të cilin kritikët e quanin “i akullti”, një rast për të shfaqur anën e tij emocionale. Përgjigja e tij e gjatë bëri pikërisht të kundërtën. Bush fitoi zgjedhjet.

1988: Debati mes kandidatëve për nënpresident u nxeh kur Dan Quayle, zëvendësi i propozuar i Bushit, krahasoi veten politikisht me John F. Kennedyn. Demokrati Lloyd Bentsen u përgjigj me një ton të qetë dhe bindës: “Senator, unë kam shërbyer me Jack Kennedyn. E njihja Jack Kennedyn. Jack Kennedy ishte mik i imi. Senator, ti as nuk i afrohesh Jack Kennedyt”.

1992: Tre kandidatë – Bush, demokrati Bill Clinton dhe i pavaruri Ross Perot – zunë skenën e debatit. Zgjedhjet i fitoi Clinton.

1996: Në një debat me Clintonin, republikani Bob Dole u pyet nga një student nëse ai, në moshën 73-vjeçar, e ishte shumë i vjetër për të kuptuar nevojat e të rinjve. Ai u përgjigj duke thënë se në moshën e tij, inteligjenca dhe përvoja nënkuptonin se ai kishte përparësinë e urtisë. Clinton komentoi: “Unë vetëm mund t’ju them se nuk mendoj se senatori Dole është shumë i vjetër për t’u bërë president. Është mosha e ideve të tij që unë e vë në pikëpyetje”. Clinton u rizgjodh.

2000: Në debatin e tij të parë me republikanin George W. Bush, nënpresidenti demokrat, Al Gore, u kritikua për psherëtimat e tij teksa Bush fliste. “Ne të gjithë bëjmë gabime. Unë njihem për sakatimin e një apo dy rrokjeve”, tha Bush gjatë debatit të tyre të dytë, duke shqiptuar qëllimisht gabimisht fjalën “rrokje”. Bush fitoi zgjedhjet.

2004: Debati i fundit ndërmjet Bushit dhe demokratit John Kerry u ofroi votuesve një kontrast të ashpër stilesh, teksa Bush bëri argumente të thjeshta, përderisa Kerry lëshoi një lumë faktesh për të arsyetuar qëndrimet e tij. Bush u rizgjodh.

2008: Sarah Palin, zëvendëse e propozuar e John McCainit, dhe Joe Biden, i propozuar për zëvendës të demokratit Barack Obama, u përballën për ekonominë dhe për Irakun, gjatë një debati të gjallë por miqësor mes kandidatësh për nënpresident. Palin vazhdimisht shfaqi një stil popullor. Në një moment, ajo tha: “Ou, thuaj se s’është kështu, Joe”, duke shtuar një “dreqi e marrtë”. Si Biden, ashtu edhe Palin u zotuan që do ta bënin politikën ekonomike amerikane më të favorshme për punonjësit e shtresës së mesme, por Biden tha se McCain i kishte cilësuar shtyllat e ekonomisë të forta në kohën kur shpërtheu një krizë financiare. Dyshja Obama-Biden fitoi zgjedhjet.

2012: Obama çaloi në debatin e tij të parë me republikanin Mitt Romney, duke befasuar dhe duke brengosur mbështetësit e tij. Por, në debatin e tyre të dytë, Romney, duke iu përgjigjur një pyetjeje për hendekun gjinor në paga, tha se kishte “dosje plot me emra grash” si kandidate për poste në kabinet. Fraza u bë e popullarizuar në mediat sociale, teksa përdoruesit u tallën me Romneyn. Obama fitoi përsëri.

2016: Debati i parë ndërmjet biznesmenit Donald Trump dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, tërhoqi 84 milionë teleshikues në SHBA – rekord për një debat dhe shifër e rrallë në një kohë transmetimesh digjitale. Një shkëmbim fyerjesh dominoi debatin e tyre të dytë, teksa demokratja sulmoi republikanin për komentet e tij të natyrës seksuale për gratë. Trump u mundua të shmangë sulmet, duke akuzuar Bill Clintonin, bashkëshortin e kundërshtares, për sjellje më të këqija përballë grave. Në librin e saj, të publikuar më 2017, Clinton shkroi se, në debatin e tyre të dytë, Trump e kishte tmerruar duke i shkuar prapa në skenë, dhe se ajo kishte menduar t’i thoshte atij “mos m’u afro, ore bastard”. Në debatin e tretë, Trump e quajti Clintonin “grua kaq e keqe”, dhe refuzoi të thoshte se do ta pranonte rezultatin.

2020: Përballë në rënieje në sondazhe, presidenti i atëhershëm Trump u paraqit në debatin e tij të parë me Bidenin, ish-nënpresidentin, me shpresë për një luftë me të. Por, armiqësia e tij iu kthye kundër. Ai vazhdimisht ndërpreu Bidenin dhe moderatorin e debatit, Chris Wallace, sa që e tërë ngjarja doli jashtë kontrolli. Trump sulmoi familjen e Bidenit. Sondazhet e kryera pas debatit treguan se votuesve të pavendosur u kishte penguar sjellja e tij. Në një moment, kur Trump po e ndërpriste atë, Biden i tha: “A mund ta mbyllësh gojën, or burrë? Kjo është sjellje aq jopresidenciale”. Trump më vonë do të anulonte pjesëmarrjen në debatin e dytë.

2020: Në debatin mes kandidatëve për nënpresident, atë vit, një mizë e mori përkohësisht vëmendjen nacionale, kur u ndal në flokët e thinjura të nënpresidentit Mike Pence, teksa ai debatonte me rivalen e tij demokrate, senatoren Kamala Harris.

Qershor 2024: Presidenti Biden, 81 vjeç, pati një paraqitje të zbehtë dhe hasi në vështirësi që t’i përfundonte mendimet e tij gjatë debatit, përderisa ish-presidenti Trump, 78 vjeç, e goditi atë me një varg akuzash që shpesh ishin të pavërteta, teksa dy kandidatët më të moshuar presidencialë shkëmbyen fyerje. Performanca e Bidenit brengosi demokratët dhe thelloi shqetësimet në mesin e votuesve se aftësitë e tij ishin zbehur me moshën. Dy kandidatët u paraqitën pa publik, ndërsa mikrofonat e tyre u fikën automatikisht kur nuk e kishin radhën të flisnin – që të dyja rregulla jo të zakonshme, të vendosura për të shmangur kaosin që kishte përcjellë debatin e tyre të parë më 2020, kur Trump pengoi Bidenin vazhdimisht. Dy burrat nuk i zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe as nuk u përshëndetën, para apo pas debatit. Më 21 korrik, Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, pas trysnisë në rritje nga kolegët demokratë, dhe mbështeti nënpresidenten Harris si kandidate të partisë për
Qershor 2024: Presidenti Biden, 81 vjeç, pati një paraqitje të zbehtë dhe hasi në vështirësi që t’i përfundonte mendimet e tij gjatë debatit, përderisa ish-presidenti Trump, 78 vjeç, e goditi atë me një varg akuzash që shpesh ishin të pavërteta, teksa dy kandidatët më të moshuar presidencialë shkëmbyen fyerje. Performanca e Bidenit brengosi demokratët dhe thelloi shqetësimet në mesin e votuesve se aftësitë e tij ishin zbehur me moshën. Dy kandidatët u paraqitën pa publik, ndërsa mikrofonat e tyre u fikën automatikisht kur nuk e kishin radhën të flisnin – që të dyja rregulla jo të zakonshme, të vendosura për të shmangur kaosin që kishte përcjellë debatin e tyre të parë më 2020, kur Trump pengoi Bidenin vazhdimisht. Dy burrat nuk i zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe as nuk u përshëndetën, para apo pas debatit. Më 21 korrik, Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, pas trysnisë në rritje nga kolegët demokratë, dhe mbështeti nënpresidenten Harris si kandidate të partisë për presidente.

You Might Also Like

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia

TAGGED: #Debate televizive, #ShB
Kosova Times September 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hovenier: Presim që Qeveria të punojë në partneritet me ShBA-të

Kosova Times Kosova Times March 27, 2024
Erdogan uron Kosovën: Turqia mbështet Kosovën në arenën ndërkombëtare
Deputetja e PDK-së tall deklaratën e kryeministrit Kurti për minatorët e Trepçës
Kryeprokurori i GjPN-së kundër krijimit të gjykatës speciale për krimet në Ukrainë
Rusia dhe Kina bllokuan rezolutën amerikane për luftën e Izraelit me Hamasin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?