By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?
May 18, 2025
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë
Ballina 1Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 2:01 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

“Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

Në Banjskë të Zveçanit – pjesa veriore e Kosovës – një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Prokurori Abazi nuk e përmendi përfshirjen e mundshme të shtetit të Serbisë në sulm – gjë që, më herët, është potencuar vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës, edhe pse ajo vetë e ka mohuar.

Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është duke kryer, po ashtu, hetime për rastin.

Ajo e ngarkon Radoiçiqin me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në deklarimin e fundit që bëri për REL-in, më 15 korrik, kjo prokurori tha se hetimet për rastin “janë duke vazhduar”.

Kush është Radoiçiq?

Millan Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë pak ditë pas sulmit në Banjskë.

Prej vitesh, ai është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar.

Përndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit e cilëson atë si kriminel që duhet të mbahet përgjegjës.

Çfarë tha tjetër Prokuroria e Kosovës?

Prokurori Abazi tha se falë bashkëpunimit ndërkombëtar me ShBA-në, me shtete të BE-së dhe të tjera, prokuroria ka arritur të sigurojë “prova që ndihmuan në ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme”.

Ai tha se gjatë procesit të hetimeve “janë sekuestruar dhe konfiskuar prona, automjete të blinduara, para të gatshme dhe llogari bankare, të cilat dyshohet se janë fituar nga aktivitete të paligjshme”.

Sipas tij, janë konfiskuar “mbi 1.266 armë dhe pajisje të tjera”.

“Ky veprim ka për qëllim të parandalojë përdorimin e këtyre aseteve për aktivitete të mëtejshme kriminale, duke goditur strukturën financiare të këtij grupi kriminal”, tha Abazi.

Sa i përket veprës penale të pastrimit të parave, shtoi ai, hetuesit kanë zbuluar se “fondet janë transferuar nëpërmjet rrjeteve të ndërlikuara financiare, duke përfshirë biznese të regjistruara në emra të personave të tretë dhe investime në pasuri të paluajtshme”.

“Nga kjo aktakuzë, presim që të gjithë të përfshirët në këtë rast të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, tha Abazi.

Në fund të vitit të kaluar, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin.

Ndërsa ai besohet se është i lirë në Serbi, në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me rastin.

Muajin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për informacione në lidhje me këtë rast.

Çfarë bëri Serbia?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas sulmit se Radoiçiq gjendet në “territorin e Serbisë qendrore”.

Që atëherë, nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar për vendndodhjen e tij.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha në tetor të vitit të kaluar se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla – qytet në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës – në periudhën nga janari deri më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai u akuzua edhe për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Gjykata e Lartë në Beograd, tetorin e kaluar, e refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ndalimin e tij dhe e la të lirë, por ia konfiskoi pasaportën dhe ia ndaloi shkuarjen në Kosovë.

Ndikimi në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe të “grupit të tij paramilitar terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti më 28 qershor.

Udhëheqja shtetërore në Serbi ka mohuar disa herë se ka gisht në sulmin në Banjskë.

Në muajin mars, disa media kanë raportuar se ambasadori i atëhershëm i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është takuar me Radoiçiqin, por REL-i nuk ka arritur të përcaktonte vërtetësinë e fotografisë që qarkullonte atëkohë.

Komuniteti ndërkombëtar, disa herë, ka bërë thirrje për llogaridhënie dhe ka kërkuar që ata që janë të përfshirë në sulmin në Banjskë, të sillen para drejtësisë.

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

TAGGED: #45 persona, #Aktakuzë, Banjska
Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulturë

Etno Fest’ pikë referimi për entuziastët e kulturës, vizitorët e turistët

Kosova Times Kosova Times August 14, 2023
Bie ne pranga autori i vjedhjeve të rënda në Prishtinë
A po ikën Rusia nga Siria?
Gift: Gara mes Trumpit dhe Harrisit do të ishte e ngushtë
Hapet Zyra e Pensioneve në Mamushë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?