By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Taylor Swift mbështet kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Taylor Swift mbështet kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris
ShowBiz

Taylor Swift mbështet kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 5:24 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Taylor Swift, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës, njoftoi mbështetjen për demokraten Kamala Harris pak kohë pas përfundimit të debatit me rivalin republikan Donald Trump të martën.

“Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e matur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”, shkroi këngëtarja Swift në një postim në Instagram.

Këngëtarja Swift është idhull për një numër të madh vajzash të reja, një grup i rëndësishëm votuesish për zgjedhjet e nëntorit dhe koncertet e saj të fundit kanë sjellë aktivitet ekonomik prej më shumë se 1 miliard dollarë nga shitja e biletave. Brenda gjysmë ore, postimi i saj mori më shumë se 2.3 milionë pëlqime.

Ajo përfshiu në postimin e saj një fotografi me macen e saj Benjamin Button me mbishkrimin “Gruaja me mace pa fëmijë”. Kjo është një referencë ndaj komenteve të kandidatit republikan për nënpresident JD Vance para tre vitesh se gratë pa fëmijë nuk duhet të kenë një rol të madh në vendimet mbi të ardhmen e vendit.

Postimi i këngëtares Taylor Swift në Instagram mbi mbështetjen e saj për kandidaten Kamala Harris.
Postimi i këngëtares Taylor Swift në Instagram mbi mbështetjen e saj për kandidaten Kamala Harris.

Një zyrtar i lartë i fushatës së zonjës Harris tha se njoftimi i këngëtares Swift nuk ishte koordinuar me ekipin e fushatës së kandidates demokrate për presidente. Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident, u duk se mësoi për mbështetjen e këngëtares Taylor Swift në mes të një interviste të drejtpërdrejtë në kanalin MSNBC.

Taylor Swift shkroi se vendimi i saj për të njoftuar mbështetjen për zonjën Harris ishte pjesërisht i nxitur nga vendimi i zotit Trump për të postuar një fotografi të krijuara me inteligjencë artificiale, që sugjeronte se ajo e kishte mbështetur atë.

Postimet e zotit Trump “më bënë të arrij në përfundimin se duhet të jem shumë transparente lidhur me planet e mia aktuale për këto zgjedhje si votuese”, shkroi këngëtarja Swift. Ajo shtoi se “Unë kam analizuar fushatën dhe kam bërë zgjedhjen time”.

Ekipi i fushatës së zotit Trump nuk i dha rëndësi njoftimit të këngëtares Swift.

You Might Also Like

Bellucci festoi ditëlindjen e 61-të vetëm dhe në mënyrë magjepsëse: Instagrami është ndezur

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm

Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë

Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë

Lady Gaga shpallet Artistja e Vitit në MTV VMA Awards

TAGGED: #Kamala Harris, #Taylor Swift
Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lushaku-Sadriu i reagon Kurtit për doracakët

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Kurti: Isha i gatshëm për nënshkrim
Shtatë garues nga Kosova në botërorin e xhudos që nisi sot
Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës
Kancelari gjerman nuk pranon kërkesën e Zelenskyt për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?