By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `Abetarja` e Petrit Halilajt hapet sonte në Nju Jork
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > `Abetarja` e Petrit Halilajt hapet sonte në Nju Jork
Lajme

`Abetarja` e Petrit Halilajt hapet sonte në Nju Jork

Kosova Times
Last updated: 2024/09/12 at 8:53 PM
Kosova Times Published September 12, 2024
Share
SHARE

Ekspozita e fundit e Petrit Halilajt, “Abetare” (Klasë Zhurmëtare), hapet sot në galerinë “Kurimanzutto” në Nju Jork. Këtu, Halilaj ekspozon banka shkollore të braktisura, të gërvishtura me vizatime të fëmijëve që ai i gjeti nëpër shkollat e Kosovës dhe i solli në studion e tij në Berlin. 

Në Berlin, ai i rielaboroi dhe i montoi bankat e vjetra në objekte skulpturore, vizatimet e të cilave janë burim frymëzimi për serinë e tij të njohur me skulptura prej bronzi dhe çeliku me titull “Abetare”, që është aktualisht e ekspozuar në Muzeun Metropolitan të Artit (MET) si pjesë e projektit Roof Garden Commission (e hapur deri më 27 tetor).

Të integruara me bankat shkollore janë edhe skulpturat prej bronzi nga seria Abetare, që transformojnë vizatimet e fëmijëve mbi bankat e tyre në forma tre-dimensionale.

Në galerinë “kurimanzutto” Halilaj rikrijon një klasë shkollore, ku skulpturat reflektojnë mbi gjuhën, rininë dhe komunitetin në kontekstin e historisë së Kosovës, si dhe fuqinë e fantazisë për ta tejkaluar një mësim të mërzitshëm shkolle ose kërcënimin e luftës.

Kjo ekspozitë është vazhdimësi e serisë “Abetare” të Halilajt e cila merr format e saj të larmishme nga vizatimet dhe skicat e fëmijëve gdhendur në bankat e tyre, për ti shndërruar këto ëndrra të përditshme dhe akte të vogla rebelimi në krijime hapësinore të gjera dhe tridimensionale.

Klasa Zhurmëtare shënon një moment të ri në artikulimin artistik të Halilajt. Kjo është hera e parë që bankat shfaqen si objekte skulpturore të varura në mur. Më parë, bankat ishin elemente të integruara në instalacione më të mëdha, por asnjëherë nuk janë kombinuar dhe modifikuar për t’u bërë vepra të pavarura arti.

“Për Klasën Zhurmëtare, jam rikthyer tek rrënjët”, shpjegon Halilaj, dhe kjo pasqyrohet në vetë hapësirën e galerisë, e cila është transformuar në një klasë tradicionale frymëzuar nga kujtimet dhe përvojat personale të artistit. Për dallim nga klasat e zakonshme, Halilaj mbush muret me banka të shkollave të vizatuara nga fëmijët. Nga larg ato duken si piktura minimaliste, por në vështrim më të afërt, vizatimet dhe skicat e fëmijëve bëhen të dukshme mbi sipërfaqet e drurit.

Krahas këtyre bankave janë edhe skulpturat e njohura prej bronzi nga seria Abetare, që përfaqësojnë motive të përsëritura – zemra, shtëpi, yje. Së bashku, skulpturat dhe bankat krijojnë një logjikë të veçantë hapësinore: ato luajnë nëpër muret, dyshemenë dhe tavanin e galerisë, duke rikrijuar klasën si një peizazh ëndrrash.

Për të shoqëruar ekspozitën, Halilaj ka ftuar kuratoren shqiptare Eriola Pira, për të organizuar një seri prej tre punëtorish gjatë kohëzgjatjes së ekspozitës (14 shtator, 28 shtator dhe 19 tetor, secila duke filluar në orën 15:30), duke aktivizuar klasën si një hapësirë për të përjetuar dhe mishëruar gjuhën shqipe. Përmes aktiviteteve dëgjimore, gojore dhe të bazuara në lëvizje, pjesëmarrësit e të gjitha moshave janë të ftuar të rikrijojnë dhe përjetojnë një kujtim formativ huazuar nga fëmijëria e Halilajt dhe Pirës në Kosovë dhe Shqipëri. Duke jetuar në diasporë, ky bashkëpunim nderon rolin që intelektualët dhe artistët shqiptarë të diasporës kanë luajtur në themelimin, praktikimin dhe qëndrueshmërinë e gjuhës shqipe gjatë historisë.

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

TAGGED: #Abetarja, #Nju Jork, #Petrit Halilaj
Kosova Times September 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Asllani drejt Premier League-s, e kërkon gjiganti anglez
Rohde: Sarrazin e Kurti patën një diskutim të mirë për Procesin e Berlinit
Donald Trump dëshiron të ndalojë udhëtimin në Amerikë për njerëzit nga 36 vende të tjera
Superliga e hendbollit vjen sonte me dy ndeshje interesante
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?